Të shtëna me armë janë shënuar pak pas mesnate në Tiranë, ku është vrarë një 29-vjeçar.
Bëhet me dije se pas një konflikti në rrugën “Irfan Tomini” mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar me armë.
I plagosur mbeti Jurgen Duka (Meziri) 29 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se personat që ishin përfshirë në ngjarje ishin të dehur dhe se debati me tyre ka agravuar në përdorimin e armës.
Policia është vënë në kërkim të autorit, ende i paidentifikuar. Autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.
Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.