Mëngjesin e sotëm raportohet se turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë.
Ende nuk dihet se sa turistë janë, por sipas informacioneve paraprake, policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojtura janë nisur për gjetjen e tyre.
Mësohet se turistët francezë janë nisur nga Llogaraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.