Detaje tronditëse janë bërë me dije nga një banor i Maliqit për vrasjen e Martin Çeços.
Një bari, i cili ka gjetur shapkat e 26-vjeçarit, para se në vendngjarje të mbërritne policia, ka treguar se tre vrasësit e kanë sjellë Martinin afër liqenit dhe më pas i kanë vënë litarin në fyt. Ai tregon për një emision investigativ, se Martini është tërhequr zarrë me makinë nga tre personat dhe më pas është hedhur në liqen.
Bariu thotë:
Ata e tërhoqën zvarrë me makinë aty re. E mbytën. E sollën këtu dhe e tërhoqën zvarrë. E mbytën. Me litar në fyt dhe e tërhiqnin zvarrë me makinë, vinin vërdallë. E kanë bërë copë trupin. E kanë masakruar dhe e kanë sjellë me makinë zvarrë.
Martin Çeço u ekzekutua nga grupi i Valter Mollajt, i cili ishte i lidhur me vajzën, që edhe Martini e pëlqente. Vajza i shkruante Martinit, por nuk i tregonte për lidhjen me Valterin.