Home Bota Ukraina akuzon Rusinë se ka rrëmbyer gati 2400 fëmijë

Ukraina akuzon Rusinë se ka rrëmbyer gati 2400 fëmijë

603
0

Sipas Ministrisë së Jashtme në Ukrainë, 2,389 fëmijë nga Donbasi i kontrolluar nga Rusia janë deportuar ilegalisht në Rusi. “Faktet e rrëmbimit të fëmijëve, si dhe fakte të tjera të krimeve të okupatorëve rusë kundër civilëve në Ukrainë, po hetohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit”- njoftoi Ministria.

“Duke shkatërruar shtëpitë dhe duke iu vrarë prindërit, Rusia po privon fëmijët ukrainas nga kujdesi prindëror, duke i vënë jetën në rrezik të mëtejshëm në Rusi. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i përgjigjet menjëherë largimit të paligjshëm të fëmijëve, për të rritur presionin ndaj Rusisë për ta detyruar atë t’i japë fund luftës barbare kundër popullit ukrainas”-shtoi Ministria e Jashtme në deklaratën e saj.

Ndërkohë që nga dita e parë e pushtimit rus, mbi 1.3 milionë fëmijë ukrainas janë larguar nga vendi.

Ukraina akuzon Rusinë se ka rrëmbyer gati 2400 fëmijë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here