Home Bota Ukraina nxjerr pamjet: Dronët turk shkrumbojnë në pak sekonda autokolonat ruse

Ukraina nxjerr pamjet: Dronët turk shkrumbojnë në pak sekonda autokolonat ruse

1668
0

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë kryer dy sulme me dronë mbi objektivat ruse duke përdorur drone të prodhimit turk, thanë zyrtarët. Mykola Oleshchuk, shefi i Forcave Ajrore të Ukrainës , konfirmoi se ata përdorën dronët Bayraktar TB2. Ambasada e Ukrainës publikoi pamjet e një autokolone rus të përbërë nga dhjetëra automjete të copëtuara nga sulmi. Pamjet janë xhiruar pranë qytetit të Malyn, rreth 60 milje në veriperëndim.

Forcat Ajrore thanë se një nga sulmet ndodhi në qytetin Chornobaivka, në jug të Ukrainës. Zona ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra në ditët e fundit. Të shtunën, forcat ukrainase publikuan një tjetër video me dron, e cila tregonte një kolonë rus që goditet nga një sulm me dron, këtë herë në qytetin jugor të Khersonit. Dërgesat e para të dronëve të prodhimit turk filluan të mbërrijnë në Ukrainë në vitin 2019. Avionët TB2 janë në gjendje të qëndrojnë në ajër për 25 orë në një lartësi prej 7 km me pilotin në gjendje ta kontrollojë atë nga disa qindra milje larg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here