Home Bota Vetëvritet komandanti rus, zbulon se tanket janë të papërdorshëm

Vetëvritet komandanti rus, zbulon se tanket janë të papërdorshëm

1092
0

Rusia po humbet çdo ditë e më shumë kokat e ushtrisë në luftën që vijon prej më shumë se një muaji në Ukrainë. Kiev pretendon se një komandant rus i një regjimenti tankesh, vrau veten sepse mjetet që njësia e tij kishte në rezervë ishin të papërdorshme.

Ministria e Mbrojtjes e Kievit, thotë se komandanti i regjimentit të 13-të të tankeve brenda “Divizionit të 4-të të tankeve të Federatës Ruse” qëlloi veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi mësoi gjendjen e tankeve rezervë të njësisë.

Tanket rezervë nuk ishin mirëmbajtur dhe shumë pjesë të tyre ishin vjedhur për shkak të metaleve të shtrenjta që ndodhen në to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here