Home AKTUALITET Vjehrra nga Librazhdi bëhet pishman për videon e nuses, ja çfarë thotë

Vjehrra nga Librazhdi bëhet pishman për videon e nuses, ja çfarë thotë

2388
0

Emisioni “Piranjat” ka trajtuar këtë të martë historinë e rëndë të Librazhdit, ku vjehrri dhe vjehrra dhunojnë psikologjikisht nusen e tyre që e kapën duke u tradhtuar djalin dhe më pas i publikuan një video në rrjetet sociale.

Gazetarja ka shkuar në Togëz të Librazhdit për të pyetur vjehrrën se si ndihet për atë që bëri, kur vetë ajo ka përballë tashmë një kamer. Vjehrra pas shumë insistimeve pranon se është bërë pishman për veprimin që bëri.

“Dilni përjashtë, hajt se ka dhe rregulla të tjerë. Unë nuk kam bërë asnjë gjë. Nusja është në shtëpi. Burri im nuk është kurvar, është shumë i ndershëm. Nusen nuk i kam bërë asgjë, e gjeta ashtu dhe ja bëra. I mora të atin, të ëmën. Jam shumë keq, më lini rehat se po më bie të fiktë. Mos më prek me dorë. Turp të ketë ajo që e bëri atë. Jam bërë shumë pishman, kaq”, tha vjehrra.

Ndërkohë, vjehrri nuk dëshiron që të flasë, madje shtyn edhe gazetaren, e cila i kthehet, duke i kërkuar që të mos e prekë me dorë. Pas këmbënguljes së gazetares, vjehrri i nuses së re flet me një fjalor rruge, teksa shprehet se “Në të s*mës të shkojnë. Ik mos të të shohë fare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here