Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia po zhvillon bisedime me partnerë nga Lindja e Mesme për mundësinë që Serbia të importojë naftë prej tyre përmes portit të Durrësit. Gjatë një emisioni në televizionin serb RTV Vuçiç tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën, pra nëse Serbia dhe NIS do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse. Por ai tha se për zgjidhjen e këtij problemi ka menduar që portin e Durrësit ta përdor për të importuar naftë.
Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe për të parë se ku ta sjellim. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi autobote dhe trena dhe në çfarë mënyre tjetër ta bëjmë këtë.
Ai shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë.