Home Bota Vuçiç kërcënon Kosovën: Mendohuni tre herë para se të na mbuloni targat

Vuçiç kërcënon Kosovën: Mendohuni tre herë para se të na mbuloni targat

938
0

Qeveria e Kosovës ka vendosur të vërë reprocitet ndaj Serbisë për çështje dokumentash. Pas vendimit presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë disa deklarata të forta me tone kërcënuese.

Ai ka përmendur edhe çështjen e targave duke i vënë Kosovës ultimatum. Nëse qeveria e Kosovës do mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe, Vuçiç është shprehur se duhet të mendohet tre herë deri në shtator.

Pavarësisht kësaj ai i ka bërë thirrje kërcënuese në formë përgjërimi që të mos i shtyjnë serbët në limite pavarësisht se ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë aksion ushtarak pas këtij afati.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, deklaroi ai publikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here