Home Kryesore Xhelal Mziu vetëshpallet kandidat për dy bashki: Ju garantoj se do e...

Xhelal Mziu vetëshpallet kandidat për dy bashki: Ju garantoj se do e mund ‘Rilindjen’

1077
0

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar se mund të pranojë që të jetë kandidat për bashkinë e Kamzës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të garojë edhe në Dibër.

“Jam i angazhuar maksimalisht edhe për shkak të funksionit dhe të kaluarës, për të dhënë kontribut në Dibër, Tiranë dhe kudo për ta mundur ‘Rilindjen’. Në çdo zonë që unë shkoj, garantoj të mund ‘Rilindjen’.

E kam mundur 8 herë në Kamëz. E kam mundur në kulmin e manipulimit të votave në Dibër. Demokratët kërkojnë bashkimin, po komunikohet ‘underground’ për një PD të bashkuar dhe besoj që kjo do arrihet”, ka thënë Mziu për “MCN Live”.

Mziu tha se po punohet për një PD të bashkuar, duke theksuar se kush tenton të ketë dy kandidatë për një bashki është patericë e Ramës.

“Besoj që PD-ja do jetë me një kandidat, dhe s’do ia jap luksin kësaj qeverie që ta marrë në tavolinë. Nuk do të ndodhë me dy kandidatë. Kush tenton të ketë dy kandidatë brenda PD-së është patericë e Ramës. Normalisht në Dibër kam një opsion më shumë për të fituar në të gjitha bashkitë e qarkut.

Nëse situata në Kamëz s’do garantojë ndonjë kandidat tjetër që e mund 6-për qindshin do isha i gatshëm t’ia hiqja atë mundësi. PD-ja deri në zgjedhje do të bashkohet dhe unifikohet në një kandidat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here