Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, është ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë, që ka përfitur nga të qënit në opozitë.
Lulzim Basha, gjatë pushtetit të Edi Ramës, vetëm sa ka shtuar pasurinë dhe vilat e tij.
CNA.al ka raportuar edhe më parë, në lidhje me “dashurinë” e pakufishme të Lulzim Bashës për vilat.
Gjatë qeverisjes së Rilindjes, Lulzim Basha ka marrë një vilë në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës me justifikimin e dëmtimeve nga tërmeti.
Gjithashtu CNA.al ka raportuar se Lulzim Basha është afruar të vilat e një tjetër oligarku në Gjirin e Lalzit.
Bëhet fjalë për resortin luksoz “Valamar” të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, vend ku Basha është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze.
Ndërkohë, CNA.al sjell sot të tjera foto ekskluzive të vilës së Lulzim Bashës, në Gjirin e Lalzit.
Vila është në një ndër komplekset më luksoze, në vijën e parë të bregdetit në Gjirin e Lalzit, të cilat kushtojnë miliona euro.
Por, nuk është vetëm Basha. “Komshinj” të tij në Gjirin e Lalzit janë edhe eksponentë të tjerë të politikës, përfshirë dhe eksponentë të Partisë Demokratike.