Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar.
Sipas asaj që raportohet temë kryesore e diskutimit ka qenë seanca nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.
Pritet që ditën e nesërme nuk do të ketë bojkot në Kuvend nga Partia Demokratike, e cila ka vendosur të qëndrojë në sallë gjatë gjithë seancës.
Në seancë plenare, e cila pritet të jetë maratonë, çdo deputetë do të ketë mundësi të flasë 10 minut.
PD do ta përqendrojë diskutimin te 3 çështje kryesore, si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend.