Home Bota Zelenskyy paralajmëron perëndimin: Rusia nuk do vetëm Ukrainën, ‘bisha’ kërkon të hajë...

Zelenskyy paralajmëron perëndimin: Rusia nuk do vetëm Ukrainën, ‘bisha’ kërkon të hajë më shumë

1456
0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar vendet perëndimore se nëse lufta e Rusisë ndaj shtetit ukrainas nuk ndalet tani, objektivat e ardhshëm të Vladimir Putin mund të jenë ato. Në një intervistë për ABC World News Tonight, Zelensky u shpreh se sot ka një luftë në Ukrainë, dhe nesër mund të jetë “në Lituani, Poloni, Gjermani.

Zelenskyy:

Të gjithë mendojnë se ne jemi larg Amerikës apo Kanadasë. Jo, ne jemi në këtë zonë lirie. Dhe kur ata shkelin dhe shkelin kufijtë e të drejtave dhe lirive, atëherë ju duhet të na mbroni. Nëse jemi sot nën sulmet e Rusisë, nesër mund të bëhen vendet e Perëndimit objektiv i luftës.

Zelenskyy theksoi edhe një herë nevojën për të krijuar zonën e ndalim fluturimit në qiellin e Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës:

Ne nuk mund ta lejojmë Rusinë të jetë në qiell sepse ata po na bombardojnë, qëllojnë kundër nesh, po dërgojnë raketa, helikopterë, avionë. Vendosni zonën e ndalim fluturimit që të ndalet lufta. Sa më shumë të hajë kjo bishë, aq më shumë do.

Ai gjithashtu beson se presidenti amerikan Joe Biden mund të bëjë më shumë për të ndaluar luftën.

Volodymyr Zelenskyy:

Unë jam i sigurt se Biden mundet të bëjë më shumë për të ndaluar luftën. Ai është i aftë për këtë.

Zelenskyy paralajmëron vendet perëndimore: Rusia nuk do të mjaftohet vetëm me Ukrainën, ‘bisha’ kërkon të hajë më shumë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here