Home AKTUALITET Zgjohet nga gjumi Monika Kryemadhi: Unë di sekretin se si rrëzohet Edi...

Zgjohet nga gjumi Monika Kryemadhi: Unë di sekretin se si rrëzohet Edi Rama me një pyetje

1337
0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve që Jorida Tabaku, kryetarja e komisionit hetimor të ngritur për inceneratorët i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama, i cili po dëshmo që prej orës 12:00.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryemadhi shkruan se edhe gazetari më i paaftë do dinte të bënte pyetje më të forta për kryeministrin.

Kryetarja e LSI ka nxjerrë edhe shifrat, se sa janë përfituar nga tre inceneratorët, ndërsa shton se këto të dhëna i ka SPAK dhe topi është në krahun e drejtësisë së re.

Postimi i Kryemadhit:

Edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar.

Ndiqni paranë! Pastaj procedurën dhe pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit. Qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre!

Nga koncesioni i inceneratorit të Elbasanit shpërdorimi i parave  shkon në vlerën 7 milionë dollarë:

1-Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 409 112 760 Lekë.

2-Kompanitë fiktivë kanë faturuar 243 878 136 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.

3-Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 57 960 003 Lekë.

4-Për udhëtime janë harxhuar 7 420 535 Lekë.

Nga koncesioni i inceneratorit të Fierit shpërdorimi i parave shkon në vlerën 6 milionë dollarë:

1-Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 185 746 071 Lekë.

2-Kompanitë fiktivë kanë faturuar 220 864 906 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here