Home Bota Zyrtare: SHBA vendos embargo ndaj naftës, gazit dhe qymyrit rus

Zyrtare: SHBA vendos embargo ndaj naftës, gazit dhe qymyrit rus

389
0

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar sot ndalimin e importit të naftës dhe gazit nga Rusia.

Në një deklaratë për media ku njoftoi vendosjen e embargos ndaj Rusisë, Biden tha se vendimi është marrë në koordinim me partnerët europianë, ndonëse kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se Europa nuk është ende gati energjitikisht për ta marrë një vendim të tillë.

Embargoja do të përfshijë naftën, gazin dhe qymyrin rus.

“Ne po ecim përpara me këtë plan, duke e kuptuar se shumë nga aleatët tanë evropianë nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ne jemi eksportues të energjisë, ne mund ta bëjmë këtë hap në një kohë kur vendet e tjera nuk munden”, tha Joe Biden.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here