Apple po përgatit pajisje të reja dhe lancimi mund të jetë vetëm disa javë larg. Gjigandi i teknologjisë pritet të zbulojë një iPhone të ri “të lirë”, një Mac të rinovuar dhe një iPad Air të përmirësuar.
Apple ende nuk e ka konfimuar një laj të tillë, por duke u bazuar në preznatimet e mëprshme, sipas The sun, këto smartphone mund të publikohen në pranverë.
Sipas blogut të Apple iDropNews , telefonat do të prezantohen më 19 prill. Ngjarja kryesore mendohet të jetë prezantimi iPhone SE i ri.
Sipas infomacioneve iPhone SE, nuk ka aktualisht nuk ka një opsion të rrjetit 5G. Apple filloi të ofrojë telefona 5G vetëm në vitin 2020 me iPhone 12. Që atëherë, linja e iPhone 13 është lançuar gjithashtu me 5G në paketë.