19 policë kanë mbetur të plagosur nga huliganët e Romës dhe të Fejnordit në Tiranë.
Ndërkohë një polici është qëlluar me thikë.
“Dje një grup tifozësh të Fejnordit kanë lëvizur drejt stadiumit për tu përplasur me ato të Romës. Policët kanë tentuar të ndalojnë tifozët e Fejrnorit, por ata kanë goditur policët me shishe, gurë e sende të forta. Po ashtu edhe tifozët e Romës kanë qëlluar me gurë shkopinj. Janë plagosur 19 punonjës të policisë, njëri prej tyre është plagosur me thikë. Janë dëmtuar dhe 4 makina.” tha zv.Drejtori i Përgjithshëm i policisë.
“U shoqëruan 48 tifozë të Romës dhe 12 të Feyenoord, iu sekuestruan leva dhe thika. Sot në mëngjes u deportuan drejt Italisë 80 tifozë huliganë, do ndiqen dhe penalisht .” shtoi ai.
Stadiumi ‘Air Albania’ mirëpret ditën e mërkurë ndeshjen mes Romës dhe Feynoord, e vlefshme për finalen e Conference League.
Ashtu siç pritej, trazirat nuk kanë munguar dhe kanë filluar që një ditë para.
Në videon e mëposhtme, shihen tifozë të Romës duke u përplasur me policinë në rrugën e Durrësit, pranë hyrjes në sheshin “Skënderbej”. Tifozët thërrasin në kor fjalë aspak të hijshme ndaj policisë.
Ata kanë filluar të gjuajnë me shishe qelqi dhe plastike.
Një gol i Aleksandar Trajkovskit në minutën e 92-të i ka dhuruar fitoren Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Barbera” dhe ka eliminuar skuadrën e Italisë nga Play Off-i i Kupës së Botës. Një tronditje e madhe kjo për kampionët në fuqi të Europianit.
Për herë të parë në histori, Italia, 4 herë fituese e Kupës së Botës, nuk do të marrë pjesë në dy edicione radhazi të Botërorit.
Një rekord negative ky, që tifozët italianë nuk do ta kishin imagjinuar as në ëndrrën më të keqe të tyre. Në kufijtë e të pabesueshmes, që një kombëtare si Italia, të mbetet jashtë Botërorit, 2 herë radhazi.
Xavi Hernandez po fillon të aplikojë idetë e tij te Barcelona dhe këtë ka filluar ta tregojë qartësisht me atë që po bën te klubi katalanas. Suksesi 4-0 i bleugranëvenë “Santiago Bernabeu” ndaj Realit të një mjeshtri si Karlo Ançeloti, tregon qartësisht aftësitë e ish-mesfushorit spanjoll i cili kishte përgatitur gjithçka në perfeksion për këtë ndeshje. Por ndeshja e sotme, me këto shifra, e ka bërë Xavin unik në historinë e futbollit botëror.
Askush më parë në histori nuk kishte fituar me katër gola diferencë apo më shumë në këtë stadium legjendar si lojtar dhe si trajner. Xavi e bëri si futbollist një gjë të tillë në vitin 2009, kur katalanasit triumfuan me shifrat 6-2 ndaj realit. Sot, ai shkroi emrin në histori duke drejtuar ekipin e tij drejt një fitoreje 4-0 që do të kujtohet gjatë edhe pse Barcelona nuk do të jetë protagoniste në luftën për titullin në këtë sezon.
Shumë sanksione nga shumë shtete të botës janë duke u marrë në drejtim të Rusisë. Ditën e sotme, FIFA dhe UEFA ka vendosur të skualifikojë kombëtaren ruse nga Kampionati Botëror, si një sanskion më tepër ndaj shtetit rus. Aktualisht në rënditjen finale të ndeshjeve të grupeve, Rusia ndodhet në vendin e dytë ku do të luajë në Play-Off.
Pra vendi i parë futet zyrtarisht në fazën tjetër të Kampionatit Botëror ndërsa vendi i dytë shkon në Play-Off. Rusia ndëshkohet duke hequr kombëtaren e tyre të futbollit nga ky turnament dhe e treta e grupit, e cila është Slovakia, do të kishte shansin të futej në Play-Off.
Kështu, Rusia ndëshkohet dhe mund të gjykohet se vendi i tretë më i mirë nga të gjitha grupet përkatëse të futej në Play-Off në vend të Rusisë. Vendi i tretë me më shumë pikë është kombëtarja shqiptare, kështu mundësia është se Shqipëria do të marrë pjesë në Play-Off. Të presim e të shohum çdo ndodhë në vazhdim.
Sapo është bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e FSHF-së Armando Duka. Burime për media bëjnë me dije se gjykata ka vendosur të pezullojë edhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së.
Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të luhej në qytetin e lindjes së Vladimir Putin, Shën Petersburg në muajin maj, por pas pushtimit rus UEFA ka vendosur qe te luhet ne “Stade de France” ne Paris.
Vendimi për të zhvendosur finalen e nje nga kompeticionet me te rëndësishme te futbollit u mor në një takim urgjent të organit drejtues të futbollit evropian sot. Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi dje një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje. Rusia dhe Ukraina gjithashtu ishin planifikuar të luanin ndeshje të play-off të Kupës së Botës në mars, por FIFA tha se situata mes tyre do të monitorohej.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për “Il Mattino”, duke analizuar çështjen e titullit kampion në Itali, duke thënë se cila skuadër pëson pak gola fiton kampionatin dhe se Interi me lamtumirën e Lukakut nuk e pati të lehtë:
“Në Itali, kush pëson më pak gola fiton kampionatin? Gjithmonë. Besimi që të jep faza e mbrojtjes të ndihmon gjithashtu të bësh më mirë kush është në fazën e avancuar.
Dhe në rastin e Napolit, sulmuesit e saj janë të fuqishëm, plus Zielinski që nuk është sulmues, por shënon si të ishte i tillë.
Interi favorit? Nuk ishte dhe aq e dukshme që pas lamtumirës së Kontes, zikaltërit mbajtën një ritëm të lartë. Inzagi gjeti një tavolinë të shtruar, por kompensimi i lamtumirës së Lukakut nuk ishte i lehtë.
Napoli tregoi se nuk ishte aq prapa as në ndeshjen direkte.”, përfundoi Reja.
Armand Duka ka shpërfillur pasditen e sotme vendimin e Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Armand Duka ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, që nuk ishte gjë tjetër veçse një takim i kreut të FSHF në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë. Krahas kallëzimeve për abuzime me detyrën dhe shpërdorim fondesh, Armand Duka rrezikon që t’i shtohet një tjetër vepër penale, duke rrezikuar edhe burgun.
Në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse bëri mbrëmjen e sotme Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg. “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.
Më herët edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në një mbledhje të organizuar ditën e sotme, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars.
Edhe ky vendim i FSHF-së bie ndesh me vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës, ku u vendos që Federata e Futbollit nuk mund të zhvillojë dot zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e bëra, duke pezulluar në këtë mënyrë Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për mbajtjen e zgjedhjeve të 2 marsit.
PSG-ja arriti të triumfonte ndaj Realit të Madridit me rezultatin 1-0, në sfidën që u dominua totalisht nga francezët.
Këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat, teksa parizienët regjistruan 8 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që Reali nuk arriti të shënjestronte asnjëherë portën e Donarumës.
Portieri italian foli pas këtij dueli për mikforonin e “Mediaset”, duke u ndalur te penalltia e humbur nga Leo Mesi në minutën e 62-të:
“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, mungoi vetëm goli i parë, për të cilin mendoi Mbape. Jemi shumë të lumtur, tani mendojmë për kampionatin, por edhe në Madrid do të jetë një tjetër ndeshje e madhe. Ndihemi të fortë, duke dhënë 100% tonë, mund t’i dominojmë të gjithë. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe këtij klubi.
Penalltia e humbur e Mesit? “Nuk kam asgjë për të thënë për Leon, kjo u ndodh të gjithëve. Të gjithë e dimë se kush është Leo Mesi. Kemi shumë kampionë që mund ta zgjidhin ndeshjen. Kësaj here mendoi Mbape, por të gjithë kemi zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme.
Rivaliteti në portë? “Jemi gjithmonë gati, deri në fund jemi të fokusuar për të dhënë maksimumin”, u shpreh Mbape.