Category: TELEGRAF ALBANIA

  • Granit dhe Anisa Pepnika namin në vjedhjen me call center

    Granit dhe Anisa Pepnika namin në vjedhjen me call center

    Anisa Kunxhiu Pepnika është truri i call center-ave mashtrues që vjedhin miliona euro nga qytetarë të Bashkimit Europian përmes platformave të rreme të investimeve online, ndërsa Granit Pepnika kontrollon aktivitetet e basteve të jashtëligjshme dhe është përgjegjës për pastrimin dhe investimin e fitimeve të siguruara nga kjo skemë. Të dy së bashku përbëjnë një strukturë të plotë kriminale, ku mashtrimet dixhitale kthehen në kompani fasadë, pasuri luksi dhe rrjedhë të qëndrueshme kapitali në Shqipëri.

    Truri dhe krahu ekzekutiv i rrjetit: Anisa Kunxhiu (Pepnika)

    Anisa Kunxhiu Pepnika është truri i skemave të vjedhjes me call center. Ajo nuk ka precedent penal të regjistruar, por sipas burimeve operative dhe dokumenteve të siguruara nga Pamfleti, ka krijuar dhe menaxhon strukturën që koordinon call center-at mashtrues që targetojnë qytetarë të Bashkimit Europian me platforma të rreme investimi në forex dhe kriptovaluta. Përmes saj menaxhohet rekrutimi i stafit, rrjedha e fondeve, fshirja e gjurmëve dhe futja e tyre në kompani shqiptare në pronësi të saj ose të bashkëshortit. Kunxhiu Pepnika është gjithashtu personi që ka ngritur linjën e salloneve dhe markave luksoze që përdoren për të krijuar fasadën e suksesit dhe për të legalizuar shpenzimet e pashpjeguara.

    Granit Pepnika është krahu ekzekutiv i pastrimit të fitimeve të vjedhura nga veprimtaria kriminale. Ai ka precedent penal të formës së prerë dhe është i dënuar për veprën penale “Vjedhje” sipas nenit 134/1 të Kodit Penal. Është shpallur fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2866 datë 30.10.2017 për hyrje me forcë në banesa të banuara dhe vjedhje sendesh me vlerë të konsiderueshme. Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 2400 datë 14.11.2018, ndërsa më 2 prill 2024 Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e tij, duke e bërë dënimin përfundimtar. Ky precedent e vendos Pepnikën në kategorinë e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

    Granit dhe Anisa Pepnika: ‘Bonnie & Clyde’ shqiptarë

    Granit Pepnika ka ngritur rrjetin e kompanive fasadë që përdoren për të injektuar fondet e përfituara nga aktivitetet mashtruese dhe për t’i legalizuar përmes investimeve në prona miliona euro, automjete dhe sallone luksi. 

    Sipas informacioneve që disponon Pamfleti, 28 vjecari Kuksian është kthyer në një ‘xhevahir të cmuar’ të disa shefave policie dhe të Krimit Ekonomik. 

    Rrjeti i kompanive të pastrimit te parave

    Struktura e tyre është ndërtuar mbi një rrjet kompakt kompanish të regjistruara në QKB me kapital minimal dhe pa asnjë aktivitet të dokumentuar.

    Drita Energji shpk është themeluar më 20 shkurt 2023 me administrator Granit Pepnikën dhe ortakë Pepnikën dhe Anisa Kunxhiu Pepnikën me nga 50 përqind. Selia ndodhet në Rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë dhe objekti zyrtar është prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, por kompania nuk ka asnjë licencë në ERE dhe asnjë bilanc financiar të dorëzuar.

    A&G Invest shpk është themeluar më 26 qershor 2023 me administrator Anisa Kunxhiu Pepnikën dhe ortakë Kunxhiu Pepnikën dhe Pepnikën me nga 50 për qind. Selia është po në Rrugën Muhamet Gjollesha dhe objekti i saj përfshin ndërtim, tregti pasurish të paluajtshme, konsulencë dhe tregti automjetesh. Edhe kjo kompani nuk ka asnjë pasqyrë financiare në sistem.

    GAMA Media Communication shpk është themeluar më 13 korrik 2021 me administrator Granit Pepnikën dhe ortakë Pepnikën dhe Jurgen Melën me nga 50 për qind. Selia është në Rrugën Abdi Toptani, Torre Drin, Tiranë, me objekt marketing, telemarketing dhe shërbime IT, por pa asnjë aktivitet të deklaruar dhe pa bilance.

    ARHANA shpk është themeluar më 22 shtator 2022 me administrator Anisa Kunxhiu Pepnikën dhe ortakë Kunxhiu Pepnikën dhe Enxhi Maçastena me nga 50 për qind. Selia ndodhet në Rrugën Bila Sina dhe objekti është tregtia e produkteve kozmetike. ARHANA është përdorur si mbulesë për sallonet luksoze të Anisa Kunxhiu Pepnikës që operojnë në Tiranë pa asnjë deklarim të ardhurash.

    Në të njëjtën linjë janë edhe njësi jo të regjistruara si subjekte të veçanta, por që përbëjnë pjesë të rrjetit të saj publik, përfshirë sallonin IBC Nails dhe markën Louve Club, që funksionojnë në segmentin premium të tregut të bukurisë dhe lifestyle, bazuar thuajse tërësisht në pagesa cash dhe pa asnjë transparencë fiskale.

    Granit dhe Anisa Pepnika: ‘Bonnie & Clyde’ shqiptarë

    Salloni luksoz IBC Nails

    AAA Taxi shpk, e themeluar më 5 shkurt 2024 me administrator Anisa Kunxhiu Pepnikën dhe ortakë Anisa Kunxhiu, Andi Kozmai dhe Aldi Jaçaj me nga 33.3 për qind, ka selinë në Rrugën Prokop Mima në Tiranë dhe operon me një flotë të vogël automjetesh që sipas burimeve përdoret për të lëvizur cash dhe për të justifikuar flukset monetare jashtë sistemit bankar.

    Asnjëra prej këtyre kompanive nuk ka dorëzuar pasqyra financiare në QKB, pavarësisht detyrimit ligjor, dhe asnjëra nuk ka aktivitet të verifikueshëm në treg. Ndërkohë sipas burimeve të Pamfletit, përmes tyre janë kryer blerje pasurish të paluajtshme dhe investime kapitale në periferi dhe qendër të Tiranës, çka tregon funksionin e tyre si kanale pastrimi për kapitalin e përfituar nga mashtrimet me call center.

    Skema ndjek tre faza të njohura të pastrimit të parave. Në fazën e parë, viktimat europiane joshen nga call center-a të lidhur me rrjetin e tyre për të investuar në platforma të rreme forex dhe crypto. Paratë futen në Shqipëri përmes tregtarëve informalë të kriptomonedhave dhe nuk regjistrohen në sistem.

    Në fazën e dytë, këto fonde injektohen në kompanitë e tyre si kapital i ortakëve ose si të ardhura nga shërbime të deklaruara fiktivisht. Në fazën e tretë, fondet përdoren për blerjen e pasurive, automjeteve dhe financimin e salloneve luksoze, duke u shfaqur në letër si të ardhura të ligjshme.

    Sipas burimeve të përfshira në verifikimet e Pamfletit, kjo strukturë funksionon nën mbrojtjen e një rrjeti të gjerë zyrtarësh të korruptuar, përfshirë shefa komisariatesh, drejtues vendorë, zyrtarë të kadastrës dhe individë në sistemin e drejtësisë, të cilët kanë penguar çdo hetim penal ndaj aktivitetit të çiftit (Vijon)

    Kjo mbrojtje ka bërë të mundur që Bonnie & Clyde shqiptarë, vetëm 28 vjeç, të ndërtojnë një mekanizëm pastrimi parash me përmasa të jashtëzakonshme, me implikimin e personazheve të botës së krimit dhe Policisë.

    Në thelb, ky është modeli i ri i krimit në Shqipëri. Nuk ka më armë dhe maska, por fatura, ekstrakte noteriale dhe kompani fantazmë. Ndryshe nga Bonnie & Clyde e dikurshëm që u ndalën nga ligji, Bonnie & Clyde shqiptarë mbrohen prej tij.

  • “Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara

    “Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara

    Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që sot dominon skenën televizive, tallava-mbrëmjet, qokat parakulturore dhe sidomos rrjetet sociale. Cilësitë më përbashkuese të këtij grupimi janë : të rinj, të bukur, të cekët, pa ndonjë cilësi të spikatur artistike dhe, mbi të gjitha, refuzojnë të futen në detin e thellë të dijes. Sapo dikush guxon të notojë përtej cektinës disa centimetrëshe të bregut, fap, kasta jonë e bën dalje si të dëmshëm për shëndetin.

    Ai njeri përfundon në rrethin e përbuzur të “anonimëve” të artit a kulturës!

    Kosova e quan këtë kastë Estradë dhe më pëlqen shumë si emërtim. Gjithmonë Estrada më dukej një fjalë qesharake, përbuzëse për nivelin kulturor të grupimit; sa herë që donim të talleshim me një fenomen përdornim shprehjen “Estradë Ballshi” që i shkon fiks kastës sonë të showbizit. Ne kemi “Estradë Ballshi”!

    Për shembull nëse një vajzë a djalë shkon në një program televiziv për të kërkuar dashurinë, në përfundim të këtij programi ai/ajo ndoshta nuk e gjen dashurinë por sigurisht gjen famën. Menjëherë shpallet VIP dhe ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

    Po çfarë merite ka kjo vajzë e bukur që e veçon atë nga qindra balerina, këngëtare, poete, aktore etj që përpiqen me mish e me shpirt çdo ditë për të spikatur në zejen e artit?

    Po pse kujt do t’i japë llogari Televizioni që shpall VIP-a?! Ai i din mire punët e veta…

    Tjetër e përbashkët e ketyre tallava-artistëve është vaniteti. Ata kanë të njëtat buzë, të njëjtat mollëza, gjokse e bythë silikoni, shohin të njëjtët filma e këngëtarë limonatë, lexojnë kryesisht revista mode dhe portale, janë frekuentuesit më të shpeshtë të qendrave estetike, vdesin për shoping, dieta dhe palestër, kopjojnë në gjithçka sivëllezërit/simotrat e tyre të botës së madhe.

    Më të mirët prej tyre të shikojnë me sy të mëshirshëm nëse të shohin të veshur me xhup të zakonshëm, xhinse a këpucë normale të blera te qendrat tregtare. Lëre pastaj po të panë me ndonjë libër fjala vjen të Hellbekut a Asturias, aty u mbushen sytë me lot nga keqardhja:

    “Paska pjerdhë ky”…

    Në çdo pritje janë të njëjtët, intervistojnë dhe lavdërojnë njëri –tjetrin dhe sapo ndahen shajnë atë që sapo lavdëruan në sy.

    Ata jetojnë në qerthullin e tyre dhe pranojnë herë pas here të rinj që u nënshtrohen rregullave të përshkruara më lart. Është një domen tjetër ky, si ai i politikës apo biznesit, satelit i tyre, që na imponohet si “elitë kulturore” por që ka të bëjë me kulturën sa unë me regbinë.

    Media e sjell në një formë të dhunshme këtë kastë parazitësh të paaftë duke bombarduar Televizionet, portalet, rrjetet sociale. Për të përfunduar te komshinjtë, shitëset, miqtë, të njohurit. Të gjithë të flasin për këta.

    Luizi

    Në këtë Big Brother, rastësisht, u fut edhe një djalë që nuk ishte pjesë e kësaj kaste (Estrade Ballshi). Ai ishte 37 vjeç (i plakur për kastën), i pakuruar estetikisht (kishte bark, hante si derr, gërrhiste), fliste si i vinte, ngacmonte me e pa shkak banorët, ishte agresiv përtej etikës së kastës (bon ton). Ai dukej si një ari në një dyqan qelqurinash.

  • Deklarata bombë: Putin mund të ketë vdekur

    Deklarata bombë: Putin mund të ketë vdekur

    Një deklaratë bombastike vjen nga shefat e inteligjencës britanike lidhur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

    Ata besojnë se Presidenti Putin tashmë mund të jetë i vdekur. Shefat e lartë të MI6 thonë se presidenti rus ka qenë i sëmurë rëndë dhe se nëse ai do të kishte vdekur, miqtë e tij do ta mbyllnin atë për të mbajtur pushtetin për aq kohë sa të ishte e mundur.

    Një burim i tha Daily Star Sunday se paraqitjet e fundit të Putinit në media me shumë mundësi ishin regjistruar paraprakisht. Një dyshe trupi mund të jetë përdorur gjithashtu në ngjarje publike, si Parada e Ditës së Fitores në Moskë në fillim të këtij muaji.
    Një burim i inteligjencës tha: “Putini është shumë i sëmurë dhe kur të vdesë, vdekja e tij do të mbahet sekret për javë, nëse jo muaj”.

    “Ekziston gjithashtu mundësia që ai të jetë tashmë i vdekur. Është e pamundur të dihet. Besohet se Putini ka përdorur dyshe në të kaluarën, kur nuk ishte mirë dhe Kremlini mund ta bëjë këtë tani”.

    “Putin është kreu i një grupi të vogël zyrtarësh të lartë që janë plotësisht besnikë ndaj tij”.

    “Frika e vërtetë (për miqtë e tij) është se sapo të shpallet vdekja e tij, mund të ketë një grusht shteti në Kremlin dhe gjeneralët rusë do të duhej të tërhiqeshin nga Ukraina”.

    “Vdekja e Putinit do t’i lërë ata të pafuqishëm dhe të prekshëm, kështu që ata kanë një interes të madh për të thënë se Putini është gjallë – kur e kundërta mund të jetë e vërtetë.”

    Shëndeti i 69-vjeçarit është përkeqësuar dukshëm muajt e fundit. Ai është shfaqur më pak i lëvizshëm dhe fytyra e tij ka qenë e fryrë, me disa vëzhgues që sugjerojnë se ai mund të ketë kancer në gjak.

    Besohet gjerësisht se ai po merr steroide ose po merr trajtim për kancerin, gjë që e ka bërë atë të duket me fytyrë të fryrë.

    Dy javë më parë, një oligark rus me lidhje të ngushta me Kremlinin tha se Putini është “shumë i sëmurë nga kanceri i gjakut” dhe kishte një operacion para se të pushtonte Ukrainën.

    Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov, gjithashtu pretendoi se Putin është i sëmurë rëndë me kancer.

    Ekspertja ruse e çështjeve, Fiona Hill, e cila është takuar me Putinin tha se ai “nuk dukej aq mirë” dhe mund të merrte “doza të larta steroidesh”.

  • Kush i hodhi baltë në jetë, të mos i hedhë dhe në varr!

    Kush i hodhi baltë në jetë, të mos i hedhë dhe në varr!

    OPINION NGA MENTOR KIKIA

    E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e vetëvrasjes si pasoje e thashethemeve të fshatit?

    Në varrim imagjinar, burri Gjino tha: Marigoja ka lënë një amanet, kush i hodhi baltë në jetë, të mos i hedhë dhe në varr. Dhe të gjithë tunden kokën: Jo jo, askush nuk kishte hedhur baltë….

    Mu kujtua kjo skenë filmi, ndërsa pashë se sa shumë ishim hidhëruaar të gjithë politikanët nga ndarja nga jetë e Presidentit(kështu thërritet edhe një ish) Nishani. Sa shumë ngushëllime, të gjithë ishin prekur.

    Rivale e kundërshtare, ata përballë dhe ata brenda partisë së tij, ata që as e mbanin mend se kishte qenë president, e ata që as emrin s’ia thonin, por e quanin thjeshtë Jari, me përbuzje.

    Kjo është dëshmi e faktit se për qoka ne të qajmë, në ditën e lamtumirës qajmë e vajtojmë, packa se sa të respektojmë së gjalli.

    E kemi në gen këtë traditë!

  • Pse Edi Rama nuk ka qejf ta përdorë maskën?

    Pse Edi Rama nuk ka qejf ta përdorë maskën?

    NGA: Kastriot Myftaraj

    Historia e Edi Ramës me maskën është si historia e mbretit vëllavrasës te tragjedia “Hamleti”

    Endri Fuga drejtori i Komunikimit në Kryeministri thotë të vërtetën kur njofton publikun që incidenti me maskën në aeroplanin gjerman ka ndodhur më tepër se katër muaj më parë, në 3 dhjetor 2021 dhe për të Lufthansa ka kërkuar falje. Por Lufthansa ka kërkuar falje sepse Edi Rama ka paraqitur një raport mjekësor të lëshuar nga një klinikë shumë autoritare ndërkombëtare që i jepte të drejtën të mos përdorte maska që i krijonin pacientit idenë e mbytjes sepse së fundmi kishte kaluar një krizë të rëndë psikologjike. Kuptohet që Lufthansa ruan konfidencialitetin për këtë çështje.

    Kriza e rëndë Edi Ramës ka nisur t’ i shfaqet që pas 15 tetorit 2021 kur në Qerret të Kavajës vdiq i mbytur në rrethana enigmatike vëllai rus i tij, Sergei Burenkov, së bashku me tre familjarë të tij. Është një histori si ajo që tregon Shekspiri te tragjedia “Hamleti” ku mbreti uzurpator Klaudius që kishte vrarë vëllain e tij Mbretin Hamlet (atin) pëson një krizë gjatë shfaqjes teatrale ku tregohet një histori vëllavrasjeje. Klaudiusit i shfaqet fantazma e vëllait të vrarë dhe shfaqja ndërpritet se mbreti vëllavrasës kërkon dritë, ndriçim në sallën ku ishte e ndricuar vetëm pjesa e skenës. Edi Rama kërkonte ajër në aeroplanin e Lufthansës, pikërisht siç kërkonte vëllai i tij rus në hotelin në Qerret në momentet e fundit të jetës.

    Sipas shqipërimit të bukur të Fan Nolit:

    “Drama është gracka,/

    Ku shpirti i mbretit kapet si laraska.”

    Në rastin e Edi Ramës mund të thuhet:

    “Aeroplani gjerman ishte gracka,

    ku krimi i Edit u zbulua nga maska.”

    Në aeroplanin gjerman Edi Ramës iu shfaq fantazma e vëllait rus të vdekur.

  • Si ndikojnë në trurin tonë mendimet negative?

    Si ndikojnë në trurin tonë mendimet negative?

    Truri i njeriut është në mënyrë të pandalshme duke punuar e duke prodhuar mendime. Shpesh herë, ne nuk e kuptojmë se sa ndikim ka mënyra se si ne mendojmë dhe perceptimi jonë i gjërave që na ndodhin.

    Mes mjëra mendimeve që kemi çdo ditë, 80 përqind prej tyre janë negative. Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë zbuluar se kur ne vazhdimisht mendojmë diçka të keqe, priremi të mendojmë gjëra të tjera të tilla. Në fund të fundit, mënyra se si ne mendojmë mund të tregojë shumë për veten.

    Në një studim, pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin me zë të lartë për 10 minuta, ndërsa ishin në një dhomë pa pajisje elektronike. Personat treguan se kishin mendimet më negative që zgjatën shumë më gjatë në krahasim me ato pozitive.

    Sipas psikologes, Jessica Andrews-Hanna kjo ndodh sepse personi është i bllokuar nga mendimet dhe nuk është në gjendje të çlirohet nga konteksti i ngushtë negativ që ka kompozuar rreth vetes.

    Një mendim negativ sjell tjetrin dhe të gjithë së bashku bëhen një model i përsëritur që zëvendëson të këndshmen me ndjenja të pakëndshme.

    Përkundrazi, njerëzit që kanë shumë mendime pozitive kanë një natyrë më eksploruese për gjithçka. Nëse bëhemi vëzhgues të vetes dhe identifikojmë mendimet e këqija që na pushtojnë, atëherë do të jemi në gjendje të prishim zinxhirin e psikologjisë negative.

  • Erëza më e shtrenjtë në botë që rritet edhe në Shqipëri

    Erëza më e shtrenjtë në botë që rritet edhe në Shqipëri

    Dy mijë lekë të reja për një gram. Quhet ari i kuq.

    Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri, shafrani.

    Ngjyra e kuqe e pistilave, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër.

    Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave.

    Kultivimi i Shafranit në Kosovë ka nisur tashmë të jetë një biznes solid, e së fundmi ka nisur të jetë po aq i suksesshëm edhe në Shqipëri.

    Prodhimi më i ri i kësaj bime, po bëhet kryesisht nga një sipërmarrje shqiptaro-italiane. Ai kultivohet në Dëshiran të Belshit në një sipërfaqe prej disa dynym.

    Denisa Elezi, administratore e kompanisë “Victus Fed”, që prodhon shafranin e Dumresë në Shqipëri, thotë për AgroWeb se kjo kompani lindi në mars të vitit 2013, pas disa vitesh eksperimentimi në zonën e Dumresë dhe zona të tjera të Shqipërisë.

    “Përzgjedhja e shafranit si kulturë, pas një analize të kujdesshme të territorit dhe tregut shqiptar erdhi edhe për shkak të pasionit tonë për gastronominë ku shafrani është mbreti i erëzave”.

    Por, duke qenë se shafrani është një erëz jo shumë e njohur në Shqipëri, a ka kërkesë nga konsumatori shqiptar?

    “Duhet të themi që përgjigjja e konsumatorëve ishte surprizuese”, thotë Denisa, duke shtuar se ‘prirja ndaj të ushqyerit mirë e shëndetshëm dhe kurioziteti ndaj shijeve të reja, ka bërë që interesi ndaj shafranit të jetë gjithnjë e më i madh.

    Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qendrore, e cila është edhe zona e njohur historikisht për prodhimin e shafranit.

    Shafrani i Dumresë veç tregtimit në pikat e produkteve organike në Tiranë trëgtohet edhe në Vlorë, Elbasan apo Sarandë, ndërkohë që një sasi e prodhimit eksportohet edhe drejt Italisë.

    Shafrani me emrin botanik Crocus sativus, merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit.

    Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë safranal dhe fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet.

    Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjeve si Alzheimerit.

    Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.

    Për 0.5 kg të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule. Një lule ka 3 fije që duhen mbledhur me kujdes me dorë.

    Një gramë ka rreth 200-300 fije stigma shafrani.

    Si të përgatisni çaj shafrani
    3 – 4 fije shafrani

    Pak mjaltë

    Një gotë ujë

    Vendosini fijet e shafranit në një gotë me pak ujë të ngrohtë dhe lëreni për 10 minuta. Më pas hidhini aty rreth gjysmë gote ujë të nxehtë të vluar. Shtoni mjaltë nëse dëshironi për ta ëmbëlsuar. Fijet e shafranit janë të konsumueshme, nëse dëshironi.

    Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

  • Lulzim Basha jep dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike

    Lulzim Basha jep dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike

    Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike.

    Ai ka thënë:

    Shpresa për t’u ringritur si një opozitë e fortë kanë marrë goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjdihje që do i shërbente partisë Demokratike. Sot nuk dua të ndalem se kush kishte të drejtë dhe kush kishte të drejtë. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur partinë demokratike të bashkuar nuk ia dolën. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar do dërhiqem nga detyra e PD.
  • 7 Marsi, dita e mësuesit/ Dikur kishte simbol lulet dhe urimet, sot zarfin me lekë dhe dhuratat e shtrenjta

    7 Marsi, dita e mësuesit/ Dikur kishte simbol lulet dhe urimet, sot zarfin me lekë dhe dhuratat e shtrenjta

    Sot është 7 Marsi, festa e mësuesit. Kjo ditë festohet në të gjithë vendin dhe shoqërohet me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit të cilët rrisin, mësojnë dhe edukojnë breza të së ardhmes. Pikërisht si sot, 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Kjo ditë u shënua si ngjarje e veçantë në histori që bëri realitet përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

    7 marsi, festa e mësuesit që dikur si simbol kishte lulet dhe urimet, tashmë, nga viti në vit sa vjen e po deformohet. Në këtë ditë të gjithë fëmijë dhe të rritur kujtojnë mësuesit tanë me përqafime, lule, kartolina, por edhe me dhurata të shtrenjta dhe lekë. Pra me pak fjalë po shndërrohet në një tarifë të shtuar për shumë familje shqiptare, të cilat mbase edhe në pamundësi ekonomike, po detyrohen t’u japin para fëmijëve të tyre për të blerë dhurata për mësuesit.

    7 Marsi, dita e mësuesit/ Dikur kishte simbol lulet dhe urimet, sot zarfin me lekë dhe dhuratat e shtrenjta
  • Alarm/ A ndalet Putini dhe cilat janë pasojat në botë të  luftës në Ukrainë?

    Alarm/ A ndalet Putini dhe cilat janë pasojat në botë të luftës në Ukrainë?

    Alarm është emisioni më i ri i cili bashkohet në platformat online. Në episodet të cilat do të transmetohen në vijim fokus do të jetë investigimi, çështjet politikë, probleme sociale dhe ato kriminale.

    Në autorësi të gazetarit Daniel Muçaku, dhe në bashkëpunim me Orgest Facja (Post Produksion) do të sjell pranë jush në mënyrë të detajuar dhe të thjesht, ngjarjet më të forta dhe të rëndësishme.
    Episodi i parë flet për luftën Rusi Ukrainë. Sa e fuqishme është Rusia ushtarakisht? Si paraqitet teknologjia ushtarake e secilit vend Rusi-Ukrainë? Cila është dhe do të jetë strategjia e pushtimit?
    Në këtë ketë episod në ALRAM do të tregojmë luftën e ashpër, strategjitë, armatimet, rënia e tregut ndërkombëtar, si dhe rolin e palëve të treta si NATO dhe BE, kush do të jete lëvizja e tyre në këtë luftë e cila paralajmëron nisjen e lufte të mundshme të trete botërore.