Category: TELEGRAF ALBANIA

  • Rama: Unë katolik, Linda myslimane, Zaho mund të bëhet hebre

    Rama: Unë katolik, Linda myslimane, Zaho mund të bëhet hebre

    Ditën e sotme nga SHBA kryeministri foli për afganët duke i ftuar ata të qëndrojnë sa të dëshirojnë në Shqipëri.

    Rama duke marrë shembull familjen e tij përsa i përket harmonisë fetare në Shqipëri, përmendi të gjithë anëtarët dhe fetë e ndryshme të secilit duke e mbyllur me frazën se Zaho mund të vendosë të bëhet hebre.

    Rama flet për harmoninë fetare në Shqipëri: Unë katolik, Linda myslimane, Zaho mund të bëhet hebre

    “Në fund do të doja të shtoja se jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Por e përmend këtu këtë shembull, sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”-tha ai.

  • Si ndihet rinia pas dy vitesh pandemi?

    Si ndihet rinia pas dy vitesh pandemi?

    Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pjesë ishte e rrezikuar nga seriozisht nga virusi, të tjerë për shkak të problemeve financiare.

    Por sidomos për të rinjtë që nuk mund të takonin miqtë, e u desh të përballen me lokdaunet e njëpasnjëshme dhe mbylljen e aktiviteteve të kohës së lirë këto kanë qenë kohë të vështira.Henning Rösner është një student që vuan nga atakë paniku që nga koha e pandemisë.

    Historia e studentit 21 vjeçar

    Ai e ndjen frikën sidomos, kur ndodhet mes njerëzve, aty e ndjek një presion i brendshëm  – ta ketë mirë me të gjithë, të pëlqehet nga të gjithë, të jetë i pranuar nga të gjithë! Që në moshën 15 vjeç, Henning filloi të kishte probleme kur gjendej me të tjerët në grup, por këtë verë për herë të parë pati goditje të fortë paniku. “Zakonisht ke ndjesinë, se do të duhet të vjellësh menjëherë. Të përzihet, dridhesh, të kapin drithma. Je si…po në rastin tim, unë isha shtrirë në shtrat, as nuk mund të lëvizja, dhe as nuk qetësohesha dot. Vërtet që të duket, se humb lidhjen me veten, thjesht për shkak se ndjehesh i strapacuar”, rrëfen ai.

    Po si ndodhi shpërthimi i panikut? Në muajt para atakut të panikut, 21-vjeçari kishte kaluar shumë kohë në shtëpi. Ardhja e pandemisë në fillim nuk iu duk ndonjë problem i madh Henningut. Ai mendoi, se ishte mirë, që nuk takoheshe me njeri, nuk duhej të shkonte në universitet, presioni social ra. Por papritur ai filloi të ndjeheh shumë herë më keq se më parë. “Besoj vërtet, se fakti që u zbeh jeta sociale e bëri edhe më të vështirë, që të përshtatesha kur verën e kaluar u liruan kufizimet. Ndoshta prej kësaj, u shtuan gjendjet e nervozizmit shumë më keq se më parë”, thotë Henning.

    Shtimi në nivel botëror i sëmundjeve psikike

    Studenti 21 vjeçar ka një të përbashkët me shumë të rinj të tjerë gjatë pandemisë. Ata kaluan shumë kohë në shtëpi, duke “lundruar” gjithë ditën nëpër një botë perfekte mediash sociale. Ndërkohë tani po dalin në dritë pasojat e izolimit: Numri i të rinjve me simptoma depresive është rritur ndjeshëm në Gjermani në vitet e pandemisë. Sipas “Der Spiegel”, (13.02)sëmundjet psikologjike në të gjithë botën janë shtuar. Revista e njohur i referohet profesores, Meryam Schouler-Ocak, kryemjeke e Klinikës Psikiatrike të Spitalit Charite St. Hedvig.

    “Metaanalizat të thonë, se në të gjithë botën mesatarisht janë më shumë se dyfishuar simptomat depresive, problemet me frikën dhe pagjumësinë si edhe probleme posttraumatike në pandemi”, thotë Schouler-Ocak. Edhe sjella suicidale është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, sidomos mes studentëve. Schuler-Ocak e lidh këtë me izolimin e vetmimin, sidomos tek ata të rinj që kanë shkuar në një vend tjetër për studime apo në një qytet tjetër. “Njerëzit kanë nevojë për lidhje, kontakte, prekje. Kur kjo nuk është e mundur ata vuajnë” , thotë ekspertja. Edhe frika nga e ardhmja shton dëshpërimin; kështu vetëvrasja është arsyeja kryesore e vdekjes tek djemtë e rinj në Spanjë.

    Henning vendosi të kërkojë ndihmë. “Këtë gjendjen e pambrojtur, pafuqisë nuk e doja më. Nuk doja të bija sërish në pagjumësi, e dija, se nuk isha mirë. Prandaj shkova tek mjeku familjar”, thotë ai. Ndërkohë studenti ka filluar me terapinë, dhe flet hapur për problemet e tij. “Është vërtet e çuditshme, që pjesërisht kur flet për këtë me të tjerët, dëgjon pak a shumë të njëjtat probleme. Edhe ata fillojnë të tregojnë, e vërtet ndjehesh pak më mirë, kur kupton, se nuk je vetëm. Nuk do të thotë se ke vdekur shpirtërisht, kur ke një depresion. Kjo mund të prekë edhe njeriun më gazmor.”

    Një gjë e ka mësuar Henning nga pandemia. Kur ajo të marrë fund, ai dëshiron ta shijojë jetën me sa më shumë miq. Përgatitjen për këtë po e bën që tani: çdo javë një seancë terapie!

  • Sali Berisha: Basha është një frikacak

    Sali Berisha: Basha është një frikacak

    Sali Berisha ka prezantuar Bardh Spahinë në Gurin e Zi në Shkodër si kandidat për kryetar bashkie të Shkodrës.

    Ish-kryeministri përmendi Lulzim Bashën duke e quajtur frikacak i cili nuk thoshte dot një fjalë kundër Ramës.

    Ndër të tjera Berisha deklaroi se ata nuk do të ndalin revolucionin pa rikthyer PD-në në pushtet.

    “Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.

    I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, tha Berisha ndër të tjera.

  • “Jam Ilir Meta o superbudallenj!” Presidenti zbulon se për kë e kishte

    “Jam Ilir Meta o superbudallenj!” Presidenti zbulon se për kë e kishte

    Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ka sqaruar deklaratën e bujshme të ngjashme me të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Jam Ilir Meta o superbudallenj”, tha ai pak ditë më parë.

    Ai thotë se rilindasit do të dëshpërohen pasi të gjitha përpjekjet e tyre për të asgjesuar demokracinë në Shqipëri do të dështojë dhe do të përgjigjen për superkorrupsionin që kanë kryer.null

    DEKLARATA E METËS

    Ata do të dëshpërohen sepse gjithë planifikimi i tyre për të asgjësuar demokracinë në Shqipëri, për të varrosur faktikisht pluralizmin politik, për të frikësuar të gjithë qytetarët shqiptarë dhe për të përzënë nga vendi, gjithë forcat më të reja, forcat më të kualifikuara, të gjithë ata që kërkojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë në një sistem meritokratik. Kjo do të dështojë në mënyrë të padiskutueshme. Prandaj dhe ata do të dëshpërohen dhe do të përgjigjen për super korrupsionin e tyre.

  • Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

    Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë. Haxhia është shpallur fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit.

    Nderkohe kujtojme qe Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës, njeriut që ka drejtuar më shumë Shqipërinë që nga viti 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha dhe ju “ngjit” duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë.

    Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998. Në vitet e qeverisjes së PD-së del në pah një konflikt i hapur ndërmjet tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së. Edhe ai nga Tropoja. Izet Haxhia nuk ishte thjesht një oficer i Gardës në ato vite, por një mekanizëm force politike që ka vepruar ndaj shumë personazheve që kanë kritikuar apo sulmuar Sali Berishën, përfshirë dhe Edi Ramën, kur ky i fundit ishte thjesht pedagog.

    Izet Haxhia i shërben Berishës edhe në vitin e vështirë 1997, por papritur, një intervistë dhënë në atë kohë plasarit marrëdhëniet mes tij dhe bashkëpatriotit të tij. Në këtë intervistë, Haxhia flet për klane e grupe trafikantësh droge që kanë përfituar dhe qëndrojnë pranë PD-së ku hedhin në erë shtyllat e tensionit.

    Ishte koha, kur vëllezërit e Izetit po punonin me Haklajt në policinë e Tropojës dhe po bashkëpunonin me strukturat e UÇK-së që bazën kryesore e kishte në Malësinë e Gjakovës, nga ku furnizonte më pas strukturat e Zonës Operative të Dukagjinit që komandohej nga Ramush Haradinaj. Rivali i tij i vjetër, Azem Hajdari punonte gjithashtu me strukturat e armatosura të Kosovës, jo të UÇK-së por me grupet e lidhura me Rugovën, Bukoshin dhe LDK-në.

  • Kryemadhi: Basha nuk donte vetë të bëhej Kryeministër

    Kryemadhi: Basha nuk donte vetë të bëhej Kryeministër

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka mohuar që presidenti Ilir Meta të jetë takuar me ish-kryeministrin Berisha, kjo për të vulosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 6 Marsit.

    Përballë gazetarëve në studion e “Opinion”, Kryemadhi ka sulmuar gjithashtu Lulzim Bashën, ndërsa tha se ai vetë nuk ka dashur të bëhej kryeministër duke sabotuar aksionet e opozitës.

    “Absolutisht, nuk ka dhënë garanci Meta në emër të LSI, megjithatë ka qenë më shumë në emisionin tuaj zoti Meta se politikanët e LSI. Shoqëria shqiptare është mësuar me politikanë që tjetër gjë predikojnë paradite dhe tjetër gjë nënshkruajnë në darkë”.

  • “Shteti nuk pyet a jemi gjallë”/ Qytetarët e bllokuar prej 48 orësh nga bora bëjnë thirrje për ndihmë

    “Shteti nuk pyet a jemi gjallë”/ Qytetarët e bllokuar prej 48 orësh nga bora bëjnë thirrje për ndihmë

    Shkurti ka nisur me reshje të dendura dëbore në shumë zona dhe ka rikthyer acarin në vend. Qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve është vështirësuar për shkak të bllokimit të rrugëve pasi siç denoncojnë ata, në shumë zona mungojnë borëpastrueset. Problematike paraqitet situata në Lurë të Dibrës, pasi siç raportojnë qytetarët, ata kanë më shumë se 48 orë të bllokuar prej borës. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërhyjë për të pastruar rrugët.

  • LSI: Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI. Ne e bëmë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar të PD

    LSI: Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI. Ne e bëmë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar të PD

    Lëvizja Spcialiste për Integrim në një reagim ndaj Lulzim Bashës, thotë se ky i fundit nuk do të ishte bërë ministër, kryetar bashkie apo dhe kryetar i PD pa pasur pranë LSI dhe pushtetin që kjo forcë politike i dha, si me votat në Kuvend, apo dhe në zgjedhje. Që prej 2005, LSI thekson se ka mbështetur Bashën. “Atë nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare. Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë”.

    Deklarata e plotë

    Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos.
    Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament.

    Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI.

    Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie. Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar.

    Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qënë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD.

    LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale. Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare.

    Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë.

    Kaq për sot!

  • Si të kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok” në WhatsApp

    Si të kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok” në WhatsApp

    WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorura në botë.

    Ai ofron shumë shërbime të reja për të bërë eksperiencën e përdoruesve sa më të mirë.

    Mirëpo një nga shërbimet më të vjetra dhe më të rëndësishme të këtij aplikacioni është bllokimi i një kontakti me të cilin ju nuk dëshironi të kontaktoni më.

    Nëse ju dëshironi të kuptoni se dikush ju ka bllokuar ju në WhatsApp nuk ka asnjë mënyrë 100% të saktë për ta dalluar, mirëpo ne do t’ju tregojmë disa nga ndryshimet kryesore që mund të konfirmojnë se ju jeni bllokuar nga ai kontakt.

    Mënyra e parë më e shpejtë që tregon se dikush ju ka bllokuar ju është mosshfaqja e statusit online dhe last seen i tyre. Nëse ju arrini ta shikoni last seen apo online status atëherë ky person nuk ju ka bllokuar.

    Zakonisht kur një person ju bllokon, ju nuk do të jeni në gjendje të shihni foton e tyre të profilit dhe statusin e tyre.

    Nëse ju provoni të dërgoni një mesazh në chat drejt personit që dyshoni se ju ka bllokuar, dhe mesazhet shkojnë vetëm me një tick, me shumë mundësi ju jeni bllokuar.

    Nëse ju provoni të telefononi personin që dyshoni se ju ka bllokuar dhe telefonata nuk kryhet, atëherë me shumë mundësi ju jeni bllokuar.

    Të gjitha problemet e lartpërmendura për të kuptuar nëse një person ju ka bllokuar apo jo mund të ndodhin dhe në rastet kur lidhja juaj në internet është me probleme.

    Lëvizja e fundit që mund të bëni për të kuptuar nëse jeni bllokuar apo jo është të hapni një grup të ri në WhatsApp dhe të shtoni personin që ju dëshironi. Nëse ju shfaqet një mesazh “You are not authorized to add this contact” atëherë ju jeni bllokuar nga ky person.

  • Meta: Është problem i madh nëse i del kundra liderit historik të PD-së

    Meta: Është problem i madh nëse i del kundra liderit historik të PD-së

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka treguar pak më shumë se çfarë e bashkon me Sali Berishën, pasi në një intervistë për ”Fax News”, thotë se problem do të ishte nëse i del kundëra lideri historik i PD-së.

    ”Ajo që na bashkon është se të dy e kemi ndërtuar vetë çdo gjë në jetë. Ai ka ardhur nga një fshat i largët dhe është ngjitur në majat e shëndetësisë dhe politikës në vend. Po ashtu edhe unë, kam ardhur nga një fshat malor i Shqipërisë. E kemi fituar çdo gjë pa dhurata, se me dhurata është keq se llastohesh keq. Unë mendoj se na bashkon edhe interesi kombëtar në tërësi”.

    Po ashtu kreu i shtetit thekson se po nuk dole të takohesh me qytetarët, nuk kupton asgjë nga problemet e vendit. Për të Shqipërisë i nevojiten vetëm dy gjëra për të ndryshuar, që janë vota e lirë dhe referendumet.

    Meçani: A do zgjidhet Presidenti me Referendum?

    Meta: Pa diskutim. E kam thënë më parë. Edhe Ilir Meta kandidon. Dhe mazhoranca që ishte e pakënaqur me mua, mund të kishte kandidatin e saj.

    Juela Meçani: Shpopullimi i Shqipërisë?

    Meta: Eja shkojmë në gjithë Shqipërinë, të shkojmë në Kolonjë përshembull po i gjetëm 10 të rinj aty do isha shumë i lumtur.