Category: TELEGRAF ALBANIA

  • Shkencëtarja britanike: Doza përforcuese e vaksinës nuk është e nevojshme për të gjithë

    Shkencëtarja britanike: Doza përforcuese e vaksinës nuk është e nevojshme për të gjithë

    Dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nuk janë të nevojshme për të gjithë, tha shkencëtarja britanike, Dame Sarah Gilbert, e cila ka marrë pjesë në krijimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.

    Duke folur për gazetën Daily Telegraph, ajo tha se disa grupe të cenueshme do të kenë nevojë për doza përforcuese, por shtoi se “imuniteti zgjat shumë” në shumicën e rasteve.

    “Ne duhet të dërgojmë vaksina në vendet, ku popullata është pak e vaksinuar”, tha Gilbert.

    Disa vende në botë, përfshirë Izraelin dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, kanë nisur me ofrimin e dozave përforcuese për personat e moshuar dhe ata me imunitet më të dobët.

    Shtetet e Bashkuara pritet të fillojnë këtë muaj me dhënien e dozave përforcuese.

    Ka frikë se imuniteti nga vaksinat bie me kalimin e kohës ose has në rezistencë nga variantet e reja të koronavirusit.

    Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar.

    Një punonjëse e kujdesit shëndetësor, merr një mostër në një qendër testimi të përkohshme për koronavirusin e ri në San Sebastian, Spanjë, më 7 gusht 2020.
    Përtej Deltës, shkencëtarët po analizojnë variantet e reja.

  • Edi Rama njeriu më me fat, do të qeverisë deri sa të marrë frymë!

    Edi Rama njeriu më me fat, do të qeverisë deri sa të marrë frymë!

    NGA TELEGRAF ALBANIA

    Edi Rama është njeri me fat. Tashmë opozita është në zjarr, sa zor e merr veten. Kryeministri do të qeverisë i qetë deri sa të këtë fuqi dhe frymë.

    Ai nuk ka kundërshtarë. Edhe këta që ishin po vrasin njëri-tjetrin. Mbrëmë Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, çka solli revoltën e mijërave demokrateve që tashmë kërkojnë shkarkimin e Bashës.

    Basha kishte dy mundësi zgjedhjesh, ose veten ose Berishën. Dhe siç dihet zgjodhi veten.

    Rruga është e lirë tashmë për kryeministrin Edi Rama i cili mund të bëj ctë dojë kundër një opozite të shkërmoqur. Kundër një PD që luftën e ka zhvendosur brenda llojit, dhe kundër një LSI me 4 deputetë që nuk llogaritet fare.

    E në fakt duhet pranuar që Edi Rama nuk ka më konkurent. Askush se rrëzon dot. Ai ka në krah aleatë të fuqishëm si SHBA dhe po i përdor në mënyrë djallëzorë për të arritur qëllimet e veta dhe ja arriti. Eliminoi nga skena politike Berishën, dhe pothuajse shkriu LSI.

    Kështu që Edi Rama qesh me vete, kur sheh PD-në që digjet dhe që vrasin njëri-tjetrin.

    Kështu mbyllet edhe ky kapitull, ai nuk mendon më për 2030 ne qeveri, sot ai po mendon për një tjetër mandat pas 2030 si një nga kryeministrat më të fortë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.  

  • “Është vendimi i jetës time”, Basha merr përgjegjësinë për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar

    “Është vendimi i jetës time”, Basha merr përgjegjësinë për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar

    Kryedemokrati Luzlim Basha ka marrë përsipër përgjegjësinë për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

    Sipas burimeve jozyrtare, Basha ka thënë se nuk ka dashur ta fusë në votim këtë vendim për të mos përçarë PD-së, por është shprehur se ky ishte vendimi i jetës së tij.

    “Është vendimi i jetës sime. E marr vetë këtë përgjegjësi. Nuk e fus në votim sepse nuk dua që PD të përçahet”, mësohet të ketë thënë Basha.

  • A është i blerë nga kryeministri Rama lideri i PD-së, Lulzim Basha?

    A është i blerë nga kryeministri Rama lideri i PD-së, Lulzim Basha?

    Ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu qëndrimin e tij pro ardhjes së afganëve në vendin tonë. Pra me të njëjtin mendim me të kryeministrit Edi Rama.

    Basha në rrjetet sociale ka njoftuar se mbështet vendimin e Ramës dhe si anëtarë të NATO-s sipas tij Shqipëria ka detyrime.

    “Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, ka shkruar Basha dje, në rrjetet sociale.

    Ky reagim ka acaruar demokratët, jo për ardhjen e afganëve por se herë pas herë Basha vërteton se është në një linjë me Ramën.

    Që pas marrëveshjes së 17 Majit që kreu i opozitës nuk e pranon, sipas demokratëve ai është i blerë dhe është një lodër në duart e Ramës. E në fakt të drejtë kanë.

    Ai e ka lënë opozitën tri mandate në opozitë, një herë e vodhën, të dytën e vodhën prapë, e të tretën e vodhën më shumë se dy herët e tjera. Kjo të paktën siç shprehet vetë Lulzim Basha.

    Nëse sheh me kujdes komentet që demokratët e thjeshtë, besnikë i shkruajnë kreut të selisë blu, duke qartë zemërimi që kanë për të edhe nga njëra anë mbase kanë edhe të drejtë. U ka humbur durimi.

    Disa i thonë tradhëtar, e më ironi e ngacmojnë që shyqyr që u zgjua nga gjumi:

    “Lulzi, pa shtyllë kurrizore, grabitqar i Opozitës, je njëshi i tradhëtisë…ik, krijesë e ndryrë, tradhtar.. Futja gjumit ti… se edhe ti je pjesë e kësaj maskarade.. solidariteti dhe mikpritja janë në DNA të shqiptarëve, por jo pazaret dhe trafiqet njerëzore..o, gjigand u zgjove nga gjumi ti, tre muaj pa folur dhe tani u kujtove..je lider qesharak”, i shkruajnë disa nga demokratët.

    Disa që u djeg shpirti e mësojnë se ç’duhet të bëjë. Ata i thonë që të zgjohet nga gjumi të mbledhë njerëzit e të dalë në protesta, e më këtë rast të tregojë që nuk është i blerë apo i kapur nga i pakapshmi Edi Rama.

    “Ke përgjegjësinë kryesore, si lideri i Opozitës për shpopullimin e vendit. Çohu nga gjumi dhe nxirr njerëzit në shesh, tregoje veten që s’je i blerë apo i kapur nga Rama…ik o tradhtar i shqiptarëve të lirë. E ke treguar veten impotent dhe pa integritet….Ky vetëm di të fotografojë aksionet e Kanan Tafilit (Edi Ramës)… Rama thotë të vërtetën kur shprehet se me këtë legen do të qëndrojmë gjithnjë në pushtet…”, shkruajnë të tjerë demokratë të zemëruar nga sjelljes së kreut të PD-së Lulzim Basha.

    Zemërimi i tyre që shprehet nëpërmjet komenteve të shumta është tepër i madh, po aq sa edhe heshtja dhe dështimet e Bashës.

    Opozitës i duhet një lider, një lider që ti udhëheqë. Pasi me këto ritme Edi Rama do të mbretërojë për shumë vite, si psh Erdogan, Putin etj. 

    Edi Rama përballë kësaj opozite të shkatërruar ku LSI- PD janë shkërmoqur e nuk flasin me njëra-tjetrën, kryeministri duhet të ketë frikë vetëm nga vetë Edi Rama.

    Kanë të drejtë demokratët, u qan zemra për një lider. Ata e shohin realitetin çdo ditë. Mirëpo me një luan cirku si Basha, dhe me një LSI në grahmat e fundit nuk mund të përmbyset një lojtar i fortë si Rama.

    U përpoq Meta dhe në fakt po ja dilte. Organizoj manifestimin e 2 Marsit mijëra qytetarë të revoltuar nga keqqeverisja dolën në shesh. Nuk dolën për Metën, por kundër Ramës. Presidenti mori zemër dhe sulmoi ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Me amerikanët nuk ka fituar askush e jo më Ilir Meta. E kështu edhe kjo mundësi që ishte, u zhduk. Ilir Meta DËSHTOI.

    Duhet të krijohet një OPOZITË e RE, e dalë nga shpirti i revoltuar i demokratëve dhe të zhgënjyerit e PS, e çdo qytetar që mendon se kjo qeveri duhet përmbysur.

    Deri atëherë Edi Rama është i qetë, më i qetë se gjumi që Lulzim Basha bën ditë e natë.

    ÇOHU LUL ÇOHU, BËHU LIDER, MBUSHU ME FRYMË DHE DIL NË SHESHE E TREGO QË RAMA NUK TË KA BLERË.

    TELEGRAF ALBNIA/ M.N

  • EKSKLUZIVE/ Publikohen të gjitha të pathënat për Gjyqtaren Enkeleda Kapedani

    EKSKLUZIVE/ Publikohen të gjitha të pathënat për Gjyqtaren Enkeleda Kapedani

    Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka nisur karrierën e saj në vitin 2013 ku u dekretua si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015 si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

    Nga të dhënat e marra në rrugë zyrtare rezulton se gjatë karrierës së saj profesionale nuk i është konstatuar asnjë shkelje në punën e saj. Ajo është përfolur shumë në media për lirim nga burgu të të fortit të bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri për të cilin ka nisur verifikimi nga insitucionet përkatëse. Deri më sot nuk ka rezultuar që kjo dosje të jetë gjetur me shkelje.

    Ndryshe nga sa flitet dhe përflitet se ajo ka liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm, nga vendimi gjyqësor i publikuar në media rezulton se ajo i ka shuar këtij të dënuari vetëm 1 muaj e 23 ditë burgim, pasi burgimi i përjetshëm i është hequr më parë nga Gjykata e Apelit Durrës.

    A ka hetuar njeri para se të publikoj dhe ti faturoj asaj vendime te gjyqtarëve të tjerë?

    Së fundmi kjo gjyqtare u bë e njohur për shkak të publikimit të disa vidiove private të filmuara në zyrë apo në makinën e saj. Nga opinion mediatik dhe publik pati reagime të shumta, madje mbireagime. Lind pyetja pse? Kush kishte interes që kjo gjyqtare të largohej nga drejtimi i Gjykatës së Elbasanit? Kujt nuk po i hapte rrugë ajo për qëllimet e tyre të paligjshme? Mos vallë intitucionet e tjera ndihmëse si Prokurori, Polici etj, apo bota e krimit? A ka hetuar njëri lidhur me pyetjet që kjo gjyqtare ngriti para KLGJ në seancën e pezullimit të saj? 

    A ka hetuar njëri lidhur me cilësitë e saj si gjyqtare, si profesioniste para se ta etiketonin thjesht si një ish miss? Mos vallë është krim të marrësh pjesë në një konkurs bukurie? Mos vallë është krim që vajzat e bukura të jenë edhe gjyqtare, madje të përgatitura?

    Apo shoqëria jonë paragjykuese nuk mund ti pranojë të dyja bashkë, e bukur dhe e përgatitur, përndryshe të “masakron”, të paragjykon, të godet, të shkatërron.

    Lidhur me jetën e saj akademike nga deklarimi i bërë para KLGJ shprehet se:
    Gjyqtarja Enkeleda Kapedani per te cilen kerkohet pezullim nga detyra ushtron detyren e magjistratit prej 7 vitesh, asnjehere e konstatuar me shkelje, asnjehere e denoncuar apo e dyshuar per korrupsion gjate vendimarrjeve.

    Ashtu siç edhe ju jeni në dijeni të dosjes time personale, cdo hallke te mesimnxenies e kam mbyllur me rezultate te larta si brenda dhe jashte Shqiperise. Mbas Kolegjit Turk ku u diplomova me mesatare 9.2, ndoqa në Skoci Kolegjin “Cardonald College” ku arrita nivelin Highers.

    Më pas përfundova Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës me mesatare 9.75, e me pas me te njejtat kuota mbylla studimet Master Shkencor në Departamentin e së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës me mesatare 9.8.

    Ne magjistrature , te nderuar, profesoret me ne ze te se drejtes bazuar ne kritere rigoroze dhe te forta, por edhe ne rezultatet e mia si magjistrate me renditen ne vend te dyte si një ndër studentet me të mira…” Pra na rezultoka që gjyqtarja Enkeleda Kapedani qënka një gjyqtare profesioniste dhe me jetë akademike të pasur, por që i vetmi krim që i paska bërë këtij vendi dhe kësaj shoqërie është bërja e disa vidiove të vetes së saj. Por çfarë e keqe i erdhi shtetit, shoqërisë, sistemit e më gjërë nga publikimi i tyre? Ku u cënua sistemi? Mos vallë gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë qënie njërëzore  apo jetojnë në ndonjë planet tjetër të shkëputur nga realiteti?

    Lidhurm me anën e saj profesionale ajo ngre disa pyetje para KLGJ “Dua te ngre disa pyetje perpara se te vendosni.

    A keni nje rezultat se cila ështëgjyqtarja Enkeleda Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, çfarë vendimesh marr? Me cfare ngarkese perballem?Sa korrekte jam ne sallen e gjykates?

    Si I trajtoj palet  pjesëmarrëse nëproces, sa i  respektoj afatin e dorëzimit të dosjeve, si e kam menaxhuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan në cilësinë e zvnd/kryetare?

    Cfarë urdhrash dhe vendimesh kam nxjerre në cilësinë e titullares së institucioni?

    Si ka ndryshuar rregulli në gjykatë, si ka ndryshuar mënyra e menaxhimit të punës dhe çështjeve në tërësi, dhe pyetja më e madhe që ngre lidhur me këtë të fundit është: Kush ka mbetur i pakënaqur nga kjo mënyrë menaxhimi?”

    E mësa duket gjithë kjo lukuni mediatike e dirigjuar nga instance të “tjera” duket ta ketë qëllimin gjetkë.

    Qëllimi është që ajo të mos ishte në krye të Gjykatës së Elbasanit dhe ti hapej rruga “atyre” të cilëve jua kish mbyllur deri në atë moment. Prandaj ju duhet në krye të gjykatës një “kukull” e manovrueshme që nuk bën rezistencë.

    Me siguri që ky mbireagim institucional, mediatik dhe popupplor kanë patur ndikim edhe në jetën e saj private dhe familjare.

    Në fjalën e saj para KLGJ ajo shprehet:

    “Gjithë kjo qe ka ndodhur vijon te jete nje tmerr personal, moral, psikologjik, shëndetësor dhe familjar për mua, bashkëjeuesin, prindërit, vëllain dhe fëmijët e mi. Pa e menduar dy herë, të gjithë me vendosen ne qender  të nje gjyqi popullor, mediatik dhe moral duke më dhënë dënimin në“gijotinë”. Por pres prej jush nje trajtim professional, te pandikuar dhe te paanshem.”

    Në fund një mesazh për insitucionet e drejtësisë e për KLGJ në veçanti, merruni me probleme më të rëndësishme që ka ky vend. Nuk vjen fundi i shtetit dhe as i sistemit të drejtësisë nga fustani i një gjyqtareje.

    Në përfundim të fjalës së para KLGj ajo shprehet “Mos lejoni që ethet per “klikime” dhe bota e krimit të fitoje ndaj nje gjyqtareje qe i ka dhene jeten, madje ka vendosur punen mbi familjen. Mos lejoni qe te sakrifikohem per qellime te tjera…..”