Home AKTUALITET Revolucioni si gënjeshtër dhe institucionet si e vetmja e vërtetë

Revolucioni si gënjeshtër dhe institucionet si e vetmja e vërtetë

4
0

Raymond Aron te Opiumi i intelektualëve, e cilësonte premtimin për revolucion një mit që i jep alibi intelektualëve dhe politikanëve për të justifikuar dhunën dhe terrorin, me arsyetimin se shërbejnë për një qëllim të madh. Sipas tij, kjo nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim, sepse revolucioni nuk sjell as emancipim, as liri. Përkundrazi, prodhon diktatura dhe zhgënjime të reja.

Këtë e kemi parë edhe në këto vitet e fundit, ku Sali Berisha ka premtuar disa herë ‘revolucion’, ka paralajmëruar ‘rrëzim të qeverisë me revolta’, ka thirrur për bojkot e për mosnjohje zgjedhjesh, mirëpo gjithçka është harruar dhe pak ditë më parë e pamë që u fut në parlametn dhe përsëriti formulën e betimin me një ‘betohem’ të thatë dhe kokulur.

Premtimi për revolucion shërbeu vetëm për luftën e brendshme në PD, për mobilizim emocional të militantëve, për marrje të vulës dhe të selisë, për kotroll të plotë të grupit parlamntar dhe të partisë, por në fund po shohim se rikthimi dhe ulja në tryezë është fakt i padiskutueshëm dhe domosdoshmëri për vijimin e lojës politike.

Kjo nuk është thjesht dobësi e një lideri politik, por është vetë natyra e revolucionit si mashtrim historik. Ai premton gjithçka, por nuk realizon asgjë, sepse revolucioni nuk është një e vërtetë politike, por një iluzion i rrezikshëm që përdoret për të mbajtur ndezur turmat e pashpresa.

E vetmja e vërtetë është se demokracia nuk ka të bëjë me përmbysjet me revolta, me zjarr dhe tym, por është ngritur pikërisht mbi respektin dhe njohjen e institucioneve si garante të politikës. Ndryshimi nuk vjen me rrëzime imagjinare, por me pjesëmarrje reale dhe me besim popullor. Ndryshimi nuk vjen me gënjeshtrat e mitit të revolucionit, por me forcimin e rregullave të lojës, nëpërmjet një procesi vetëpastrues dhe vetëkritikues. Çdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër e radhës, sepse revolucioni është një mashtrim i vjetër i politikës, ndërsa institucionet janë e vetmja e vërtetë e demokracisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here