Home Bota Ushtria ukrainase shkatërron autokolonën me tanke ruse, thotë se ka vrarë dhe...

Ushtria ukrainase shkatërron autokolonën me tanke ruse, thotë se ka vrarë dhe komandantin e lartë

1363
0

Ushtria ukrainase pretendon se ka mposhtur një regjiment trupash ruse dhe ka eliminuar komandantin e saj, kolonelin Andrei Zakharov në Brovary, që është në verilindje të Kievit, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

“Komandanti i regjimentit të pushtuesit, kolonel Zakharov, u likuidua. Gjatë betejës në rrethin Brovary të rajonit të Kievit, grupi taktik i batalionit (BTGr) i regjimentit të 6-të të tankeve (Chebarkul) të divizionit të 90-të të tankeve të Komandës Qendrore pësoi humbje të konsiderueshme të personelit dhe pajisjeve”, tha Ministria në Twitter.

Forcat e Armatosura të Ukrainës shpërndanë video të pasojave, të cilat tregonin një numër automjetesh të shkatërruara. Siç shihet dhe nga foto e mëposhtme, Andrei Zakharov ka qenë një komandant i lartë rus pasi është shfaqur në foto dhe presidentin Vladimir Putin.

Forcat ruse po i afrohen Kievit nga verilindja dhe lindja në një përpjekje për të përfunduar rrethimin e kryeqytetit, por armët ukrainase antitank i kanë mbajtur ato larg deri tani.

“Koloneli Andrei Zakharov, komandant i një regjimenti tankesh ruse, u eliminua nga AFU në distriktin Brovary të rajonit Kiev. Ai mori “Urdhrin e Guximit” nga duart e Vladimir Putin në vitin 2016, raportuan mediat ukrainase”, shkruan NEXTA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here