Home AKTUALITET Arrestohet me urdhër nga Serbia supertifozi i Kombëtares, Ballist Morina

Arrestohet me urdhër nga Serbia supertifozi i Kombëtares, Ballist Morina

688
0

Ismail Morina, tifozi i njohur shqiptar, i cili njihet me nofkën “Ballisti”, është ndaluar sot në mëngjes nga policia e Kukësit. Arrestimi i tij është bërë i ditur nga faqja që administrohet në rrjete sociale nga ai dhe persona të afërm me të, të cilët pretendojnë se arrestimi ka ardhur me urdhër nga Serbia.

“Sot, date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “RILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës. Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirtit te lirë.

Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë! Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, shkruhet në këtë postim.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për çështjen në fjalë, por në aktivitete të rëndësisë së madhe si finalja e Ligës së Konferencës që zhvillohet në Tiranë, nuk është e pazakontë që policia shoqëron persona të cilët janë të përjashtuar nga stadiumet, apo kanë precedentë me ngjarje të tilla sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here