Home Kryesore Basha i bën bisht pyetjes a do dorëhiqet/ Do dalim nga trauma...

Basha i bën bisht pyetjes a do dorëhiqet/ Do dalim nga trauma e 6 marsit

286
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për gazetarët pas daljes nga Kuvendi. I pyetur nësë është i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, kryedemokrati i bëri “bisht” pyetjes, duke thënë se është i gatshëm që të bëjë gjithçka për PD.  

Ai tha para gazetarëve se kauza e tij është ringritja dhe forcimi i PD-së, si dhe dalja nga trauma e zgjedhjeve të 6 marsit.  

Pyetje: A do të jepni dorëheqje?

Basha: Unë jam i gatshëm të bëj gjithcka për PD. Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars.Unë e kuptoj që ju mund të nxirrni një lajm por do të shkatëroni atë që i intereson publikut. Unë jam në dizopozicion të PD, kauza është forcimi dhe ringritja e PD. 

Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua dhe demokratëve për të na hequr nga kauza, po i bën dëm PD. Unë personalisht kam qenë dhe jam i gatshëm të bëj gjithcka për PD.  Sot zhvillimi nr 1 është zhvillimi inceneratorëve. Ne kemi nisur një proces që nisi që të hënën, e kemi vazhduar të artën, do ta vazhdojmë përsëri. Disa kanë kërkuar që procesi të shtrihet edhe në bazë në mënyrë që procesi t’i shërbejë bashkimit.

Është gjëja më e gabuar të më ftoni të bëj spekulimi sepse unë nuk e di që paska shpallur garë zoti Berisha dhe Shehaj. Unë di që sot është miratimi i raportit të inceneratorëve. Nëse Berisha mbështet atë që kemi thënë ne shumë mirë ka bërë. Unë iu kërkoj që të mbani vëmendjen këtu.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here