Home POLITIKE Berisha ”non-grata”, Yuri Kim tregon se kush i mblodhi provat

Berisha ”non-grata”, Yuri Kim tregon se kush i mblodhi provat

677
0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se shpallja ”non-grata” e Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u bë pasi u mblodhën prova nga shumë institucione.

”Nuk është veç DASH. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë”,-tha për emisionin ”Now”.

Po ashtu Kim sqaroi se procesi për shpalljen ”non-grata” të dikujt merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës e as nga një individ i vetëm. ”Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish”. Për të nuk ka asnjë provë që mund të bëhet publike në asnjë proces gjyqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here