Home POLITIKE Bujar Nishani: Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës

Bujar Nishani: Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës

275
0

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, është tema kryesore e emisioneve televizive në vend. Ish-presidenti Bujar Nishani, thekson se Basha me këtë vendim ka dhunuar procesin zgjedhor në PD, si dhe i bën thirrjen anëtarëve të PD-së që të nisin procedurën për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor.

Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së.

Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucioneve të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”, deklaroi Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here