Category: Sport

  • Mario Roshi shkëlqen te Tigers, FSHF Sunday League rikthehet me surpriza

    Mario Roshi shkëlqen te Tigers, FSHF Sunday League rikthehet me surpriza

    Grupin A, befasia më e madhe erdhi nga humbja e kryesuesve të ATS, të cilët u mundën minimalisht 0-1 nga PRIMO MFC. Nga ky rezultat përfituan Dymbëdhjeta, që fituan me rezultatin e thellë 5-1 ndaj MD dhe tashmë renditen në vendin e dytë me 25 pikë, po aq sa IMMI dhe vetëm një pikë më pak se ATS. Fitore morën gjithashtu edhe Panthers Shkodër, Legjendat, Vila-L, Vatër, Raiffeisen Bank dhe Luminesen.

    Grupin B, Dajti vijon dominimin duke fituar 1-0 ndaj Al Ar dhe kryeson me 30 pikë. Pas tyre qëndrojnë Kastriotët, që mposhtën Coca Cola Tepelena me shifrat 2-0 dhe kanë 27 pikë. Edhe Antigonean, Friends Team, Confucius dhe Big-Bite dolën me tre pikë, ndërsa ndeshjet Ja Ar Plast – FC Parku (2-2) dhe Jata Market – North Gate (1-1) u mbyllën në barazim.

    Ndërkohë, vëmendja e tifozëve në këtë sezon është përqendruar te kapiteni i Tigers, Mario Roshi, i cili po bëhet një nga figurat kryesore të kampionatit. Roshi po udhëheq skuadrën e tij me paraqitje vendimtare, duke fituar çdo ndeshje dhe duke u shndërruar në simbol të suksesit të Tigers në këtë edicion.

    🔹 Rivaliteti në të dy grupet është ndezur, por një gjë është e sigurt: Mario Roshi dhe Tigers janë ekipi për t’u parë në javët e ardhshme.

  • Mario Roshi shënon gol spektakolar në fitoren 5-0 të Tigres ndaj Elso

    Mario Roshi shënon gol spektakolar në fitoren 5-0 të Tigres ndaj Elso

    Kapiteni i Tigres FCMario Roshi, vazhdon të jetë lideri dhe frymëzuesi kryesor i skuadrës. Në ndeshjen e dytë të kampionatit FSHF Sunday League Albania 9×9, Tigres shënuan një fitore të pastër 5-0 ndaj ekipit Elso, duke treguar forcë dhe dominim nga fillimi deri në fund.

    Pjesa e parë u mbyll me epërsi të qartë për Tigres, që kontrolluan ritmin dhe krijuan raste të shumta shënimi. Spektakli i vërtetë erdhi në pjesën e dytë, kur në minutën e 10-të, Mario Roshi realizoi një gol të bukur, pas një aksioni të shpejtë dhe një goditjeje precize që la të palëvizur portierin kundërshtar.

    Përveç golit, Mario Roshi ishte kudo në fushë, duke ndihmuar në fazën mbrojtëse dhe duke udhëhequr aksionet sulmuese të skuadrës. Lidershipi i tij dhe loja e qartë e organizuar nga mesfusha ishin faktorë kyç në këtë fitore të madhe.

    Me këtë rezultat, Tigres ruan ecurinë perfekte në kampionat dhe konfirmon se është një prej pretendentëve kryesorë për titullin, ndërsa Mario Roshi dëshmon edhe një herë se është zemra e ekipit.

  • Mario Roshi udhëheq Tigres drejt fitores së madhe 4-1 ndaj AlphaCrossfit

    Mario Roshi udhëheq Tigres drejt fitores së madhe 4-1 ndaj AlphaCrossfit

    Edicioni i gjashtë i kampionatit amator FSHF Sunday League Albania 9×9 ka startuar mbrëmjen e sotme me ndeshje plot emocione dhe gola. Një nga sfidat më interesante ishte ajo midis Tigres FC dhe AlphaCrossfit, e cila përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të Tigres.

    Që në fillim, Tigres treguan vendosmëri dhe qartësi në lojë, duke kontrolluar ritmin dhe duke krijuar raste të shumta shënimi. Falë një organizimi të shkëlqyer dhe një mbrojtjeje solide, ata arritën të neutralizojnë sulmet e AlphaCrossfit, ndërsa në sulm ishin të pamëshirshëm.

    Një nga protagonistët kryesorë të fitores ishte kapiteni Mario Roshi, i cili me lojën e tij të palodhur dhe asistimet vendimtare u shqua si një nga lojtarët më të mirë të takimit, duke udhëhequr skuadrën drejt një debutimi perfekt në këtë edicion.

    Ky rezultat i jep Tigres FC një nisje ideale në kampionat, ndërsa AlphaCrossfit do të kërkojë të rikuperojë në javët e ardhshme. Sezoni pritet të jetë i gjatë dhe plot surpriza, me 37 skuadra të regjistruara dhe një kalendar që garanton spektakël futbolli çdo javë.

  • Humbet ndeshjen dhe shumë sende me vlerë, futbollistit të Fiorentinës i vjedhin shtëpinë

    Humbet ndeshjen dhe shumë sende me vlerë, futbollistit të Fiorentinës i vjedhin shtëpinë

    Marokeni Amrabat është bërë viktimë e vjedhjes së shtëpisë gjatë ndeshjes kundër Baselit në gjysmëfinalen e Conference League.

    Ndërsa ai ishte në fushën e lojës ku Fiorentina pësoi një disfatë që mund t’i kushtojë shumë në rrugëtimin europian, shtëpia e Amrabat u vu në shënjestër të hajdutëve të cilët hynë në ndërtesë pasi shkatërruan dritaren.

    Ata vodhën një çantë me rreth 1 mijë euro. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Të tilla vjedhje regjistrohen shoesh herë në Itali dhe Spanjë gjatë momenteve kur lojtarët aktivizohen në ndeshje të ndryshme zyrtare.

  • UEFA merr vendimin zyrtar për vendin e finales së Champions League në 10 qershor

    UEFA merr vendimin zyrtar për vendin e finales së Champions League në 10 qershor

    Stambolli do të organizojë sipas parashikimeve fillestare, finalen e UEFA Champions League dhe nuk do të ketë ndryshim destinacioni siç është përfolur kohët e fundit.

    Vendimi është marrë nga UEFA që bën me dije se ka bindjen që metropoli turk i ka të gjitha mundësitë për të ofruar sigurinë e nevojshme edhe pse këtë muaj do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe frika fillestare ishte që policia nuk do të ishte në gjendje të ofronte siguri për ndeshjen.“Duke marrë shkas nga disa lajme të pabazuara të publikuara në media, UEFA dëshiron të qartësojë edhe një herë pozicionin që kemi në lidhje me finalen e Champions League 2023. Siç është programuar, ndeshja do të zhvillohet në Stamboll në 10 qershor 2023. UEFA nuk ka asnjë përplasje me institucionet politike, qeveritë apo federatat kombëtare”, thekson UEFA.

  • Meksikani thyen heshtjen: “Arbitrat e ndihmuan, e munda Markun para syve të gjithë botës”

    Meksikani thyen heshtjen: “Arbitrat e ndihmuan, e munda Markun para syve të gjithë botës”

    Para pak ditësh, në Tiranë u zhvillua dueli i shumëpritur mes meksikanit Miguel Parra Ramirez dhe shqiptarit Florian Marku. Ky i fundit arriti të fitonte me pikë edhe pse në një moment kundërshtari meksikan e rrëzoi në tapet.

    Ishte raundi i 8-të ai që shkaktoi shumë polemika pasi arbitrat e mbyllën 10 sekonda përpara këtë duel. Në këtë duel, Marku dukej sikur e kishte humbur ndeshjen por gjyqtarët vendosën të mbyllin duelin dhe të vazhdojnë një të ri.

    Meksikani Miguel Parra Ramirez duke folur për mediat ka treguar të pathënat e këtij dueli. Sipas tij ai është fitues i këtij dueli para syve të botës, pasi arbitrat ndihmuan Markun.

    Për mua ishte shumë spektakolare të isha në Shqipëri, një vend që ishte shumë miqësor dhe i bukur në përgjithësi. Kur u futa në ring ishte emocion, një skenë a e madhe dhe një shtëpi e mbushur plot, e mrekullueshme. Nuk kam ndierë fare frikë, ndryshe nuk do të isha në boks. Sigurisht që frika ekziston dhe është një gjë e mirë që të mban ty të vëmendshëm dhe të përgatitur për atë që mund të vijë, por unë zgjedh që të jem gati dhe të bëj atë që dashuroj më tepër, që shijoj më tepër.

    Të gjithë e dinë se unë e fitova ndeshjen me Florian Markun, përpara syve të gjithë botës, përpara njohësve të boksit dhe ata që nuk e njohin fare boksin, të gjithë më panë mua si fitues, pavarësisht atij vendimi të jurisë dhe gjyqtarëve. Ishte një fitore e qartë për mua, arbitrat e ndihmuan.

    Ndërkohë kur u pyet për mbylljen e parakohshme të raundit të 8, kur Florian Marku u hodh në tokë, Miguel Parra Ramirez tha:

    Është diçka që unë nuk e di si ta shpjegoj, nuk e kuptoj. (Qesh) Ndoshta arbitrat po përpiqeshin që ta mbronin nga “KO”.

  • Plas sërish grushti në futbollin shqiptar

    Plas sërish grushti në futbollin shqiptar

    Egnatia e Rogozhinës ka siguruar sot mbijetesën mes ekipeve elitare në Shqipëri duke fituar finalen e play-out ndaj Korabit që e sfidonte nga Kategoria e Parë.

    Ekipi rrogozhinas ka fituar me shifrat 2-0 falë golave të Delarzh dhe Xhekson, në një sfidë që dominuan duke krijuar më shumë lojë e raste.

    Për fatin e keq, sfida u mbyll me pamje të shëmtuara, pasi pati një përplasje fizike mes lojtarëve të dy skuadrave ndërsa nuk munguan as gjuajtjet me sende nga tribunat. Ngjarje e pakëndshme që ndodh shpesh në futbollin shqiptar.

  • Tifozët dalin në rrugët e Tiranës me tufa eurosh në duar: Duam biletë!

    Tifozët dalin në rrugët e Tiranës me tufa eurosh në duar: Duam biletë!

    Duket se kriza për bileta ka prekur edhe tifozët holandezë e romanë që kanë ndërmarrë rrugë të gjatë për të qenë në kryeqytetin shqiptar në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

    Ata janë duke kërkuar bileta në treg të zi, me tufa eurosh në duar në rrugët e Tiranës. Teksa mbajnë tabela që shkruajnë: DUAM BILETA, tifozët janë të gatshëm të ofrojnë 1000-2000€.

    Biletat e ndeshjes janë mbaruar brenda një ore që nga momenti i hapjes së procesit të blerjes së tyre dhe po shiten me çmime stratosferike në treg të zi.

  • Qytetarët i kundërvihen Policisë/ Ku e keni gazin lotsjellës që na e hodhët neve?

    Qytetarët i kundërvihen Policisë/ Ku e keni gazin lotsjellës që na e hodhët neve?

    Tirana mbrëmjen e kaluar është kthyer në fushëbetejë, për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët holandezë dhe ata italianë.

    Sipas Policisë, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania”  në tentativa për t’u përplasur me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

    Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës së Fejnordit, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

    Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

    Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dyja skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

    Pas kësaj situate nuk kanë munguar edhe reagimet e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë hequr paralele në lidhje me qëndrimin e Policisë, përballë huliganëve të huaj dhe përballë qyterarëve shqiptarë në protesta.

    Ata shprehen se Policia shqiptare është shumë e dobët ndaj të huajve, ndërkohë që me qytetarët këtu tregohet e dhunshme dhe brutale, në raste protestash.

    Reagimet:

    Qytetarët risjellin në vëmendje gazin lotsjellës që policia ka përdorur kundër tyre në protesta, për kauza të ndryshme.

    Pavarësisht kësaj sjelljeje me dy standarde, qytetarët urojnë që të mos ketë të plagosur në radhët e policisë.

  • Lufta me huliganët/ Policia përzë nga Tirana 80 tifozë pas veprimeve të dhunshme

    Lufta me huliganët/ Policia përzë nga Tirana 80 tifozë pas veprimeve të dhunshme

    Rreth 80 tifozë që kishin mbërritur në Tiranë për të parë ndeshjen finale të “Europa Conference League janë duke u kthyer andej nga erdhën! Kjo për shkak të trazirave dhe dhunës së ushtruar mbrëmjen e të martës.

    Burime bëjnë me dije se Policia ka shoqëruar dy autobusë të mbushur me rreth 80 tifozë drejt Portit të Durrësit. Ata janë larguar nga Tirana në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk do të lejohen për të parë ndeshjen që do të zhvillohet mbrëmjen e 25 majit në stadiumin “Air Albania”.