Category: Sport

  • Gjirokastra kallëzon penalisht drejtuesit e FSHF. Nga falsifikimi i firmave dhe i numrit të delegatëve për të zgjedhur Dukën

    Gjirokastra kallëzon penalisht drejtuesit e FSHF. Nga falsifikimi i firmave dhe i numrit të delegatëve për të zgjedhur Dukën

    Nga falsifikimi i firmave të personave që nuk janë fare në Shqipëri e gjer tek manipulimi me numrin e delegatëve dhe ndërhyrjet në sistemet kompjuterike janë vetëm maja e asbergut e farsës së zgjedhjeve në Gjirokastër. Është vetë Akademia e Futbollit Gjirokastër ajo që ka depozituar kallëzim penal për falsifikim dhe shpërdorim detyre ndaj Ilir Shulkut, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Sadik Sadikajt, me detyrë Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër.

    Akademia e Futbollit Gjirokastër nënvizon se shkeljet nga personat përgjegjës janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Gjirokastres, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së. “Në analizë të parashikimeve të dispozitave statutore të referuara si më sipër, cmojmë se z.Ilir Shulku, me detyre Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe z.Sadik Sadikaj me detyrë Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë manipuluar procedurat për zgjedhjen e delegatëve, përfaqësues të SHRFK-së, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të FSHF-së, duke paracaktuar rezultatin.

    Çmojmë  se ekzistojnë dyshime të arsyeshmë për ndikim të jashtëligjshëm në procesin e zgjedhjes se Kreut të FSHF-së, me qëllim paracaktimin e rezultatit, Pasi në disa shoqata rajonale para procesit zgjedhor, është shtuar numri i delegatëve dhe në disa prej tyre është reduktuar, pa asnjë shkak të ligjshëm, në kundërshtim flagrant me parashikimet e Statutit dhe Rregullores së Përgjithshme të FSHF-së. Kërkojmë kryerjen e veprimeve hetimore në lidhje me procedurën ligjore të ndjekur nga Komisioni i Verifikimit, për caktimin e numrit të delegatëve të Shoqatës së SHRFGJ-së”, thuhet në kallëzim.

    Përfaqësuesit legjitimë të sportit në Gjirokastër rendisin një sërë provash para organit të akuzësh që faktojnë skandalin me zgjedhjet me qëllim zgjedhjen me çdo kusht të Armand Dukës në krye të FSHF-së edhe për një mandat të gjashtë.

    Manipulimi me delegatët

    Në kallëzim thuhet se në njoftimin e dërguar anëtarëve të SHRFGJ-së, nga Kryetari i Shoqatës Sadik Sadikaj, janë pasqyruar rrethana të rreme, me pasojë falsifikimin e aktit pasi më datë 29.01.2022, nuk është zhvilluar asnjë mbledhje, nuk është kryer asnjë verifikim në lidhje me kourumin, si dhe nuk është marrë asnjë vendim nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të SHRFGJ-së pasi anëtarët legjitim të shoqatës kanë njoftuar paraprakisht, mospjesmarrjen në mbledhjen e asamblesë.

    “Rezulton se më datë 30.01.2022, ora 10:00 ne ambientet e hotel Nr.one është mbajtur mbledhja e anëtarëve të supozuar të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Gjirokastër. Në këtë mbledhje pretendohet se kanë marrë pjesë përfaqësuesit e anëtarëve të kësaj shoqate, 4 nga 9 që janë në total. Këto 15 anëtarë pretendohet se kanë votuar z. Sadik Sadikaj, për kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër. Gjithashtu në kundërshtim flagrant me parashikimet statutore dhe me rregulloren e pergjthshme të asamblesë, disa nga anëtarët prezent jo-legjitim, kanë votuar për zgjedhjen e 4 delegatëve të SHRF Gjirokastër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së”, thuhet më tej.

    Në provat e depozituara në prokurori konstatohet se në mbledhjen e manipuluar të datës 30 janar, me direktivat e dhëna nga Sekretari i Pergjithshem i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku është kërkuar dhe kanë marrë pjesë persona që nuk kanë asnje lloj lidhje me shoqatën në kundërshtim të plotë me statutin e federatës që përcakon që delegatët duhet të jenë punonjës të autorizuar nga anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër.

    Ndërkaq, edhe mbledhja është zhvilluar nën kuorumin e nevojshëm, me pjesmarrjen e 4 anëtarëve të shoqatës nga 9 anëtarë që duhet të jenë, ku anëtarët e tjerë prezent që kanë marrë pjesë në mbledhje kanë qënë persona anonim (delegate jo-legjitim), konkretisht shtetasi Neritan Novi është futur në mbledhje si përfaqësues i Dropullit, kur administrator është Dhimitraq Shoni. Si dhe ka marrë pjesë në mbledhje Petraq Meci, i cili nuk përfaqëson asnjë anëtar të shoqatës dhe nuk eshte ne asnje pozicion pasi eshte shkarkuar nga te gjitha funksionete e A.F LUFTETARI nga bordi drejtues,

    Ndërhyrja në sistemet kompjuterike

    Në dosje jepen fakte se si njoftimet e anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë realizuar nëpërmjet një emaili i cili nuk administrohet nga anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokaster, por sipas informacioneve, këto emaile janë hapur nga punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe administrohet po nga ata. “Duke futur në këtë mënyre apo hequr të dhëna në mënyrë të paautorizuar nga sistemi elektronik nën administrimin e Shoqates Rajonale te Futbollit Gjirokastër, me pasojë pavlefshmërinë e njoftimeve dhe vendimeve të kësaj shoqate. Ndodhur para këtij fakti kërkojmë identifikimin e IP-se (vendodhjes dhe identifikimi i kompjuterit apo njësisë), nga e cila janë dërguar emailet në adresë të anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokaster”, thuhet në kallëzim.

    Falsifikimet

    Krahas manipulimit me listat e delegatëve, skandali thellohet edhe më shumë kur persona që nuk jetojnë fare në Shqipëri, firmosin dokumente dhe japin votën në favor të rizgjedhjes së Armand Dukës. Flagrant është rasti i Vangjel Cavos, administrator i KF Luftëtari, i cili prej më shumë se një viti nuk ndodhet në Shqipëri. Ky i fundit, edhe pse ndodhet jashtë, çuditërisht ka autorizuar Altin Çomon që të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHRFGJ-së. Edhe më e rëndë është fakti që administratori ka dosjen e hapur në prokurori për abuzime me fondet e ekipit të Luftëtarit. “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme së autorizimi është i falsifikuar, në kushtet kur administratori i personit juridik nuk ndodhet në Shqipëri prej disa kohësh dhe kërkojmë të kryhen hetime në drejtim të këtij fakti. Për më tepër sh.a F.K Luftëtari është kallëzuar në prokurori nga aksioneri i cili zoteron 25 % te aksioneve, Bashkia Gjirokastër për vjedhje dhe shpërdorim të fondeve etj, përveë kësaj rezulton se “KF LUFTËTARI” SHA, me administrator Vangjel Cavon, është nën sekuestro.

    Kërkesat ndaj prokurorisë

    1-Kryerjen e një hetimi të plotë nga organi i akuzës, në lidhje me identifikimin e plotë të listës së delegatëve pjesmarrës në mbledhjen e zhvilluar me datë 30.01.2022, për zgjedhjen e delegatëve të Shoqatës së Futbollit të Gjirokastrës.

    2-Sekuestrimin e gjithë dokumentacionit të hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër, si dhe të gjithë serverave të këtyre dy institucioneve.

    3-Ndjekje penale të shtetasve Ilir Shulku, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Sadik Sadikaj me detyrë Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si personat përgjegjës për administrimin e dokumentacioni elektronik dhe fizik të institucioneve që përfaqësojnë.

  • Plas te PSG/ Acarohet Leo Messi, refuzon t’i japë dorën Pochettinos

    Plas te PSG/ Acarohet Leo Messi, refuzon t’i japë dorën Pochettinos

    PSG arriti të mposhtë 2-1 Lyon me golat e Neymar dhe Icardit me këtë të fundit që realizoi në fund.

    Messi i cili luajti për 76 minuta, u zëvendësua me Hakimin.

    Po kjo nuk nuk i pëlqeu aspak numrit 10, madje ai refuzoi t’i jepte dorën Pochettinos.

  • PSG fiton me Messin në fushë, por shkëlqimin e merr Ikardi

    PSG fiton me Messin në fushë, por shkëlqimin e merr Ikardi

    PSG-ja ka marrë një fitore në frymën e fundit në sfidën ndaj Lionit, ku protagonisti kryesorë u bë Mauro Ikardi i ardhur nga stoli.

    Messi luajti edhe këtë ndeshje, por nuk arriti të linte dot gjurmë…

    Madje ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Hakimi. PSG me kete fitore renditet ne vendin e pare me 18 pike, duke nisur edhe shkeputjen nga ndjekesit.

  • Gabimi fatal i Strakoshës, gazetari i del në mbrojtje shqiptarit: As Lazio nuk ishte perfekte

    Gabimi fatal i Strakoshës, gazetari i del në mbrojtje shqiptarit: As Lazio nuk ishte perfekte

    Gafa e pafalshme e portierit shqiptar, Thomas Strakosha i kushtoi Lazios humbjen me rezultat minimal 1-0 ndaj Galatasarayt. 26 vjeçari u kryqëzua nga tifozët lacialë, të cilët e cilësuan si të paaftë për të mbrojtur ekipin e tyre. Megjithatë gazetari i njohur Martin Marani deklaroi se alibia nuk duhet të kërkohet tek Strakosha, pasi Lazio nuk ishte në nivelin e duhur.

    “Më vjen keq. Ju nuk bëni asgjë tjetër por të identifikoheni me atë (gabimin). Ai (Strakosha) gaboi, por do të donte mos ta bënte. Nuk është se Lazio ishte perfekt për 90 minuta. Përveç rastit të Milinkoviç Saviç, Lazio nuk prodhoi asgjë”- u shpreh Marani.

  • Ronaldo udhëzonte lojtarët/ Rio Ferdinand: Të isha trajneri, do i thosha Ronaldos të rrinte ulur

    Ronaldo udhëzonte lojtarët/ Rio Ferdinand: Të isha trajneri, do i thosha Ronaldos të rrinte ulur

    Kristiano Ronaldo është gjithmonë protagonist, në të mirë apo në të keqe. Sulmuesi portugez bëri punën e tij në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve që Mançester Junajtid luajti kundër Jang Bojz duke tundur rrrjetën. Por në fund ai pa ekipin të largohej nga fusha e lojës me 0 pikë, pasi u mposht 2-1 me një gol në shtesë. Vetë Ronaldo kaloi 20 minutat e fundit në pankinë, por jo i ulur, pasi shpeshherë ngrihej në këmbë për t’i dhënë udhëzimet futbollistëve të tjerë.

    Një situatë e cila nuk i ka pëlqyer Rio Ferdinand, ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid, i cili nuk ka kursyer kurrë lëvdatat për CR7. Këtë herë ai mendon se portugezi po e tepron me një sjellje të tillë. “Nëse do të isha trajneri, dua të jem i sinqertë, do t’i thosha të rrinte i ulur. E kuptoj që njerëzit kur shohin Kristianon të sillet kështu mendojnë që është një djalosh pasionant dhe i përkushtuar, që do të fitojë dhe nuk arrin të përmbahet kur sheh ekipin në vështirësi. Por nëse kjo do të thotë të ngrihet në këmbë, të shkojë përkrah trajnerit dhe të ulërijë udhëzime, atëherë nuk është diçka e mirë”, shpjegoi Ferdinand.

  • Bayern shkatërron Barcelonën në “Camp Nou”

    Bayern shkatërron Barcelonën në “Camp Nou”

    Bayerni tregon forcën që në super ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, duke triumfuar thellë 3-0 në mitikun “Camp Nou”. Humbja 2-8 e vitit të kaluar nuk i ka shërbyer aspak ekipit të Koeman për të tentuar një hakmarrje, pasi ekipi gjerman ishte superior. Thomas Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, me një goditje nga distanca, që befasoi portierin Ter Stegen.

    Bavarezët luajnë më mirë dhe në fillimin e së dytës gjejnë dhe golin e dytë. Musiala në minutën e 56-të ndalet nga shtylla, por më pas shkon në këmbët e Leëandoëskit që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Sulmuesi polak nuk i kishte mbyllur llogarit këtu, pasi 5 minuta nga fundi do të realizonte dhe golin e tretë, duke përfituar dhe nga shthurja e mbrojtjes blaugrana.

    Juventus mori një fitore të ngjashme 3-0 në transfertën ndaj Malmos. Alex Sandro zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të me një goditje me kokë. Më pas në fundin e pjesës së parë, Dybala dhe Morata shënuan dy golat e tjera. Argjentinasi finalizoi një penallti, ndërkohë që sulmuesi spanjoll shfrytëzoi asistin e shokut të tij. Në grupin e bardhezinjve, Chelsea fitoi me vështirësi 1-0 nda Zenitit me një gol të Lukakut në fraksionin e dytë.

  • Fitorja ndaj Egnatias në transfertë, reagon presidenti Safet Gjici

    Fitorja ndaj Egnatias në transfertë, reagon presidenti Safet Gjici

    Kukësi e nisi sezoni e ri me një fitore bindëse 1-3 në transfertë ndaj Egnatias. Golat për verilindorët u shënua nga Daci, Peposhi dhe Milunovic që I dhanë kështu 3 pikët e parë skuadrës së drejtuar nga Longo. Pas fitores së Kukësi ka reaguar edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

    Numri i verilindorëve ka shpërndarë postimin e faqës zyrtare të Kukësit, ndërsa ka komplimentuar lojtarët për paraqitje të bërë në ditën e sotme

    Postimi i Safet Gjicit:

    Bravo Çuna

    GjiFT/ KF EGNATIA 1-3 FK KUKËSI

    Skuadra jonë e ka nisur me fitore edicionin 2021-2022. Ekipi ynë ka arritur të mundë Egnatian me rezultatin 1-3, duke marrë 3 pikët e para të këtij kampionati.

    Klejdi Daci ka kaluar në avantazh ekipin tonë, teksa Ergys Peoshi ka dyfishuar rezultatin. Në pjesën e dytë, vendasit ngushtuan diferencën pak minuta para fundit por Milunović vulosi fitoren e skuadrës sonë. Ndeshja e radhës për ekipin tonë është të dielën në “Elbasan Arena” ndaj Kastriotit.

  • 8 gola dhe spektakël në Laç, por triumfues del Vllaznia e Brdaric

    8 gola dhe spektakël në Laç, por triumfues del Vllaznia e Brdaric

    Laçi dhe Vllaznia dhurojnë spektakël në duelin mes tyre, por në fund ata që do të triumfonin do të ishin shkodranët. Skuadra e Brdaric triumfoi 5-3, në një nga duelet që mund të rezultoi ndër më të bukurit.

    Shkodranët morën menjëherë kontrollin e lojës në Laç dhe arritën të fitojnë një 11-metërsh me anë të Esin Hakajt, por arbitri Kreshnik Cjapi e akordoi vetëm pasi rishikoi aksionin në VAR. Nga pika e bardhë shkoi Liridon Latifi, u tregua i saktë. Skuadra e Brdaric nuk u ndal me kaq, pasi në të 24-ën do të realizonte dhe golin e dytë me Da ilva.

    Kurbinasit zgjohen 10 minuta më pas duke shkurtuar shifrat me Zarubica-n, i cili lëshoi një goditje të fortë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke rihapur takimin. Vetëm katër minuta më vonë, malazezi i shpëton mbulimit të Hakajt, stopon bukur topin dhe e dërgon më pas në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.

    Ndeshja është e bukur dhe do të kishte ende gola në pjesën e parë. Aralica shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Gjithsesi kurbinasit zgjohen sërish Regi Lushkja që do të shënonte një super gol me Lushkjan.

    Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm si e para, teksa pas vetëm dy minutash lojë, Vllaznia rimerr avantazhin. Një top i mbetur në zonë pas një krosimi nga këndi, shfrytëzohet mjaft mirë nga kapiteni Gurishta, që gjuan pa u menduar dhe e dërgon në rrjetë. Në minutat shtesë është braziliani Caina Amarante që shënon edhe golin e pestë për kuqeblutë, duke vulosur suksesin e parë sezonal.

  • Tirana dhe Skënderbeu në provën e fillimit, si pritet të reshtohen sot dy skuadrat

    Tirana dhe Skënderbeu në provën e fillimit, si pritet të reshtohen sot dy skuadrat

    Tirana dhe Skënderbeu do luajnë sot në 13:45. Ndeshja vlen për javën e parë të Superligës dhe zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Pas afro një viti e gjysmë, në stadium do rikthehen tifozët edhe pse në numër të reduktuar prej pandemisë.

    Orges Shehi dhe Migen Memelli kanë një përballje sërish me njëri-tjetrin, këtë herë nga pozita e trajnerit. Skuadrat kanë ndryshuar organikën nga sezoni i shkuar, me teknikët që do kenë sot përgjigjet e duhura nga lojtarët.

    Formacionet e mundshme:

    Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Seferi, Hoti, Xhixha, Ngoo.

    Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Sadriu, Randy, Zguro, Victor, Vangjeli, Mara, Bismark, Mensah.

  • Ronaldo po shet thuajse sa dyfishi i fanellave të Messit

    Ronaldo po shet thuajse sa dyfishi i fanellave të Messit

    Shitjet e fanellave të Cristiano Ronaldos janë pothuajse sa dyfishi i atyre të rivalit të tij, Lionel Messi, pas lëvizjeve të bujshme gjatë kësaj vere. “Pleshti” për momentin ka bërë debutimin për disa minuta me PSG, ndërkohë që CR7 pritet që të zbresë në fushë gjatë ditës së nesërme.

    Në nivel global, Ronaldo nga shitja e fanellave ka arritur shifrën e 187.1 milionë paundëve, ndërkohë që Messi qëndron më poshtë me vetëm 103.8 milionë paund.

    Kërkesat në internet për një fanellë të Ronaldos kanë shtuar me 700 për qind nivelin e shitjeve te Djajtë e Kuq. Deri më tani është vendosur një rekord i vërtet shitjesh te skuadra e United, që sheh të marr frytet e kësaj lëvizje fantastike për klubin edhe në nivel financiar.