Home AKTUALITET Merret vendimi/ Sa do të kushtojnë karburantet deri në 21 mars

Merret vendimi/ Sa do të kushtojnë karburantet deri në 21 mars

654
0

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka dalë me një tjetër vendim për çmimin e naftës.

Nga sot deri më 21 mars, çmimi i naftës do të jetë 203 lekë për liter.

Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.

Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër.

Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 për të vendosur për mimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 16.3.2022

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, sot në datë 16 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 203 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 206 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë I pandryshueshëm 93 lekë/litri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here