Kryeministri Edi Rama është shprehur në Komisionin Hetimor për inceneratorët se qeveria e tij ka ndjekur vetëm ligjin dhe vendimet i ka marrë sipas ligjit.
Dëshmia e tij në Komision është shoqëruar edhe me batuta nga Rama, pasi kryetarja Jorida Tabaku i ka përmendur shpesh shifrën 430 milionë euro. Ai ka kërkuar që të mos i përmendet më ajo shifër kur pi ujë, pasi i ngec në fyt.
Rama: Kur pi ujë, mos më përmendni 430 milionë se më ngec uji në fyt
Boçi: Po prandaj se janë para të pista
Rama: Po më ngec nga e qeshura
Boçi: Jo, jo, ngec nga kjo që thashë unë
Rama: Mendoj që qeveria që unë drejtoj, ka ndjekur të gjithë rrugën që imponon ligji dhe ka marrë të gjitha vendimet e duhura sipas ligjit. Nuk di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur në 6 Dhjetor, por vendimet janë të konfirmuara nga një system i tërë. Mos harroni se vendimet tona kalojnë në lloj lloj sitash e inspektimesh. Leximi juajn i ligjeve është shumë ekstravagant. Ndoshta sepse s’keni qenë kurrë në qeveri.
