Home AKTUALITET Rigels Karriqi nxjerr zbuluar Bashkinë Prrenjas: Nure Belba emëron drejtorë njerëzit e...

Rigels Karriqi nxjerr zbuluar Bashkinë Prrenjas: Nure Belba emëron drejtorë njerëzit e LSI-së

3468
0

Nga Rigels Karriqi

I nderuar socialist i Prrenjasit, ki durimin qe ta lexosh deri ne fund !

“Punon kali, ha gomari”. Kjo fjalë e urtë shqiptare u shkon fare mirë për shtat drejtorëve të sapoemëruar në bashkinë Prrenjas.

Natyrshëm lind pyetja: Pse e thotë Rigelsi këtë gjë?! Po e filloj nga viti 2019. Ne, socialistët e asaj kohe dhe ish-deputeti i atëhershëm, thoshte: “Administrata e bashkisë nuk është profesioniste dhe janë futur në punë njerëz për vota”. Deri diku i jepja të drejtë.

Në një mbledhje te ish-zyra e PS-së, që për mua ishte e fundit (këtu ishte kandidat per Kryetar bashkie), veç premtimeve të zakonshme për “rrugë, ujë e drita”, tha se do sillte një administratë profesioniste!

Por, paradoksi sot është se në bashki na emëron drejtorët e Mirandës!!!! a thua se harroi ato që thoshte në fushatë? A thua ta kenë gjakun të ëmbël këta të LSI-së?!

Si ka mundësi që në këto poste nuk është një socialist/e? Administratori i Njësisë Administrative Rrajcë, kryeinspektori i INUV-it, ish-Drejtori i Bujqësisë, sektori Juridik, ai i Urbanistikës, i Tatimeve, i ujësjellësit të fshatrave dhe ndonjë që mund të kem harruar. Si ka mundesi që kryetari i bashkisë Prrenjas i dalë nga PS-ja, nga 800 anëtarë që ka PS Prrenjas, nuk paska një njeri të zotë, i aftë të jetë Administrator në Rrajcë (Maliq Alla besoj se nuk qenka i aftë për të menaxhuar, se kot nuk e shkarkuan nga ajo detyrë (uroj të mos jetë e vërtetë)?

I dashur socialist i Prrenjasit: partia ku kemi aderuar dhe për të cilën kemi kontribuuar ti dhe unë (ti vazhdon ende, unë jo, sepse nuk e fal dot abuzimin që bëhet me besimin tim), nuk është ajo që flitet dhe trumbetohet nëpër media. Nuk është ajo sepse ti e sheh që Kryetari i bashkisë së Prrenjasit i dal nga partia socialiste, ka emëruar drejtorë njerëzit e LSI-së. Nuk është ajo që shkruhet nëpër media, sepse ti e sheh që për fushatë, këta drejtuesit vendorë votat i marrin nga socialistët, ndërsa shpërblimet ua japin njerëzve të LSI-së dhe PD-së. Nuk po futem tek pjesa poshtë drejtorëve, sepse dalin të tjera emërime nga radhët e PD-së, LSI-së, por thjesht u përqendrova tek posti i drejtorit, që në gjykimin tim është post politik.

E çuditshme duket, se për fushatë të kërkojnë të besh vota për ata, në emër të partisë dhe të të ashtuquajturit progres të vendit dhe qytetit tënd, por, a është kjo e vërtetë?!

Jo, këto maska bien poshtë që në momentin që marrin pushtetin këta drejtuesit e PS-së. Po ndalem vetëm tek emërimet dhe të mos futemi tek pjesa e korrupsionit që nuk jua thonë gjatë fushatës. Shikoni punimet e rrugës në Qukës Skënderbe dhe do ta kuptoni që ky është qëllimi i vetëm i klasës politike në vend, nuk është gjendja e mjeruar e familjeve të zonës.

Unë them qe si socialist që je, besoji partisë socialiste si organizim dhe mos u ndal, por, shiko dhe reflekto pak se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë në praktikë këta drejtuesit e sotëm. Duke u bazuar në realitetin e punësimeve në Shqipëri dhe organizimin e partise. Për këtë rast mendoj dhe e tillë është se për socialistët, ka një gardian që mbron interesat e tyre dhe ai është Kryetari i PS Prrenjas bashkë me strukturën drejtuese. Këta duhet që të reagojmë sot dhe të mos e përdorin këtë gjë për interesat e tyre politike dhe ekonomike personale. Po, keta qeraxhinjte e radhes se PS, qe e kane marre ne perdorim dhe po e perdorin ne kurriz te socialisteve (ky eshte keqperdorimi i mundit, i sakrificave dhe i besimit te socialistit te ndershem). E moren Bashkine nga mundi i socialisteve dhe shperblejne te djathtet dhe njerzit e LSI. Po, Kryetari dhe struktura duhet flasin dhe të mbrojnë socialistin sot, ashtu sikundër e kerkojnë në kohe fushatë për interesat e tyre. Nëse kanë këllqe të flasin sot dhe te mos kujtohen per socialistin kur kane nevojen e votes.

Për shembull, unë do t‘u bëja një sugjerim kryetarit dhe strukturës drejtuese të PS-së Prrenjas: “Shkarkojeni Medi Hanën nga Kryetari i PS Rrajcë dhe emëroni ne kete poste Administratorin e ri të Rrajcës! Po, po, bëjeni, se është i ri, energjik, i gjatë, i bukur, shumë i besueshëm dhe i gatshëm që të vetëmohohet për PS-në. Dhe më e rëndësishmja është se do t’u sjellë votat e LSI-së! Jepuni edhe kartën e PS-së, këtyre drejtorevë të rinj!

Që të jemi të qartë në të kuptuarit e gjërave, se pse pasi të lexojë shkrimin, një individ i kultivuar do të mendojë se jam sigurims diktature. Personalisht them: I nderuar individ i kultivuar, nuk jam dhe as nuk kam për të qenë sigurims në jetën time. Por, thjesht po pasqyroj ato që zotërinjtë të cilët kanë marr në përdorim PS-në, thoshin kur kryetare bashkie ishte Miranda. Dhe si për çudi, në këto gjëra po bëjnë dhe po ia kalojnë edhe asaj. I dashur njeri i kultivuar, disa nga këta drejtorë nuk i njihja. I kam njohur nëpërmjet drejtuesve lokale të PS Prrenjas. Ata ua bënin biografinë (fjala bie, për një drejtoreshë në bashki, personalisht nuk e njihja dhe aq më tepër të dija se cilit krah politik i përkiste, por, këta zotërinjt diskutonin duke u bërë biografinë, përfshirë edhe thashetheme, kuptohet).

Për ata që do të thotë se janë profesionistë dhe se unë jam paragjykues për emërimet e reja.

Për ta mbyllur, më 19 janar i dërgova një e-mail bashkisë për ta pyetur rreth projektit të rrugës Qukës Skënderbe. Më kthyen një përgjigjie i thënëin dhe në anonimat të plotë. Më lindin dyshime tek personi që më ktheu përgjigje. A është vërtet ndonjë punonjës bashkie, apo më ktheu përgjigje ndonjë person i moshës ss tretë, që nuk e njeh epokën e dixhitalizimit (dhe si për dreq, Ali Baba Rama i vajti gjuha mbrapa per dixhitalizimin e administratës, kurse këta të bashkisë Prrenjas nuk e kanë mësuar ende që në fund të email-it shkruhet emri dhe funksioni që kanë, ose ndryshe quhet firmë elektronike. Kjo është administrata profesioniste e premtuar në fushatën e 2019-ës).

Kjo lloj administrate ka nje kosto për partinë socialiste, sepse në fund themi se Kryetari është i PS-së. Por, e meritojnë vallë socialistët që t’i përfshijmë tek kjo pjesë, kur drejtorët e bashkisë vijnë nga LSI-ja?

Me sinqeritet, dëshiroj që të diskutoj këto pyetje me socialistët e Prrenjasit:

1. A e meritoni ju këtë tradhti?

2. A jeni ju dakort për korrupsionin e kryer nga drejtuesit e PS-së?

3. A duhet që koston e bashkisë aktuale, t’jua faturojmë juve?

4. Nëse bëhen emërime jashtë kampit të PS-së, atëherë pse të mos bëhet emërimi me meritokraci (çdo emërim të bëhet me konkurim, siç bëhet në çdo vend me demokraci të konsoliduar)?

5. Pergjigjien jo prefesionale dhe te mangut nga ajo qe kam kerkuar, i nderuar socialiste i Prrenjasit, kujt duhet t’ia faturoj, TY ?  Kryetarit te bashkise dhe struktures drejtuese qe nuk pyesin me per pasi marrin votat ?

Disa pyetje kam per Ish-deputetin e zones 2017-2019 (ligjerisht nuk ishte i zones se eshte i dal nga lista e qarkut dhe nga 2008-ta, e ketej nuk ka me deputet zone por qarku) dhe strukturen drejtuese te PS Prrenjas. Pse ishit kundra kur Miranda emeroi nen-kryetarin e dyte ? Pse emeruat nje nen-kryetar te dyte kur ju vete keni kundershtuar kete gje ? Ato historite qe na tregonit per nen-kryetaret e Mirandes, a vlejne per keta nen-kryetaret tuaj (Mos harroni, se keni folur shume per keta te dy, shume histori ironizuese na keni treguar, nuk e di se cfare thoni per keta tuajit sot ?Nese do qe t’i tregoj, me thoni !) ?

Pune te mbare drejtuesve te ri, merrni dhe karten e PS-se, se nuk behet qameti ! Keqardhje te madhe ndjej per nen-kryetarin jashte loje, e nxorren te tille pasi e perdoren si porte per t’ia perplasur si dere ftyres, personit qe kundershtoi ne 2019-en emerimin e nen-kryetarit te sapo emeruar, pasi kishte ambicie personale per kete pozicion (keshtu eshte kur futesh ne loje pa bere stervitje, politika eshte sport i veshtire, kerkon pune shume ne komunitet, kerkon organizim te forte dhe ne balle te puneve, kerkon ide per implementimin e politikave lokale per te ndryshuar ngjyren gri qe ka pllakosur zonen, kerkon dhe pune ne anetarsi, qe te besohesh dhe te afirmohesh si nje person me potenciale, kerkon shume i dashur nen-kryetar jashte loje. Ah desh harrova, kerkon minimumin e mundshem te pakten te besh nje “status urime per datelindjen e FRESSH-it”, shpresoj qe te dish datelindjen e forumit te pakten ?! Lepirja eshte sport i lehte dhe kete mesa pashe e benke mire, ne vendin tend do kisha ikur qe ne momentin qe u emerua tjetri dhe te nxorri jashte loje. Se di per karigen qe keta drejtuesit e sotem qe ironizonin per nen-kryetaret e Mirandes, ulesh ti apo ky i riu ? Shiko lepiju ndonje tjetri tani, se mbarovi lepirja me Kryetarin dhe dole jashte loje !).

Pres reagime te argumentuara, reagimet alla-tire, as nuk do e marre mundimin qe t’i lexoj dhe jo me te kthej pergjigjie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here