Home AKTUALITET Shitja e lëndëve narkotike në shkolla/ Si ta ndalojmë?

Shitja e lëndëve narkotike në shkolla/ Si ta ndalojmë?

638
0

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka folur për parandalimin e shitjes së  lëndëve narkotike në shkolla.

Nano iu ka bërë thirrje efektivëve të policisë dhe të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin e shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në institucionet e edukimit.

Kreu i Policisë së Shtetit ndër të tjera tha se, është e papranueshme që në shkolla apo jashtë ambienteve të saj, policia që patrullon në zonë të mos e parandalojë një fenomen të tillë.

Në fund, Nano u shpreh se Policia e Shtetit është e angazhuar seriozisht për t’i bërë ballë kësaj sfide.

Policia e Shtetit i del ballë çdo prite pa asnjë lloj frike. Duhet të gjithë bashkë të kemi shkolla të sigurta dhe të pastra në çdo lloj drejtimi. Nuk duhet kurrsesi që ne mos të kemi dijeni të asaj që ndodh në shkollë dhe rreth shkollë. Nëse ka persona që shesin lëndë naktorike në shkolla dhe policët e asaj zone nuk dinë gjë kjo është e papranueshme. Por Policia e Shtetit është e angazhuar seriozisht për t’i bërë ballë kësaj sfide dhe për të patur rezultate që gjithë shqiptarët meritojnë“, tha Nano.

cna lajme aktualitet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here