Emigrantët klandestinë në brigjet e Sardenjës janë një fenomen që meriton vëmendje sidomos kur shumë prej tyre rekrutohen në punë kriminale.
Së fundmi Anti-mafia italiane ka publikuar një raport në të cilin bëhet me dije se si rekrutohen emigrantët në bandat kriminale,kryesisht ata shqiptarë dhe nigerianë. Raporti vë në dukje se krimi shqiptar operon më shumë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, gjë që është evidentuar edhe gjatë goditjeve të policisë italiane kryesisht ndaj mafies italo-shqiptare.
Gjithashtu në këtë fushë veprojnë edhe bandat nigeriane dhe kolumbiane. “Nigerianët janë aktivë në trafikun e drogës sepse ata kanë kanale furnizimi si në Afrikë ashtu edhe në pjesën tjetër të vendit dhe mund të përdorin korrierë që transportojnë drogën e paketuar mes vezëve”- thuhet ndër të tjera në raport.
Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare në narkotrafikun dhe prostitucionin
Puna kryesore është trafikimi i qenieve njerëzore për shfrytëzim prostitucioni, lypje, zhvatje e shtetasve afrikanë dhe trafiku i drogës. Nigerianët bashkëpunojnë me grupet kriminale shqiptare”, në falsifikimin e dokumenteve, të parave, në mashtrimet kompjuterike, krimet kundër personit dhe pronës. Ka nga ata që komandojnë, por edhe ata që janë anëtarë të thejshtë.