Tag: aksident

  • Traileri përplasi 6 makina në Librazhd, shoferi: Rruga e keqe më plasi gomën

    Traileri përplasi 6 makina në Librazhd, shoferi: Rruga e keqe më plasi gomën

    Dje, në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, u regjistrua një aksident i rëndë.

    Një trailer u përplas me 6 makina të tjera. Bëhet e ditur se mjeti i tonazhit të lartë ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.

    Shoferi i trailerit ka deklaruar për mediat se mjeti i tij ka ikur anash pasi ka plasur goma.

    Ndër të tjera shoferi thotë se shkak për plasjen e gomës është bërë rruga e keqe.

    “Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.

    Deri tani bëhet e ditur se aksidenti ka plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit.

  • “Porsche”del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 29-vjeçari

    “Porsche”del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 29-vjeçari

    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

  • Tragjike! Fëmija 3-vjeç rrëzohet nga shkallët dhe vdes në vend

    Tragjike! Fëmija 3-vjeç rrëzohet nga shkallët dhe vdes në vend

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Pisa të Italisë. Mësohet se një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në një fermë të Peccioli, pasi është rrëzuar në shkallë. 3-vjeçari ka rënë nga shkalla teksa po luante, duke u përplasur me një shishe dhe xhami e ka plagosur për vdekje duke i prerë fytin.

    Ekipet e shpëtimit, të mbërritur në vendngjarje, u përpoqën për një kohë të gjatë për ta ringjallur të voglin por fatkeqësisht nuk kishte asgjë për të bërë. Fëmija ishte djali i një çifti gjerman me pushime.

  • Shoferi tapë shtyp të moshuarën, ndërron jetë tragjikisht

    Shoferi tapë shtyp të moshuarën, ndërron jetë tragjikisht

    Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në zonën e Kamzës.

    Drejtuesi i mjetit 35 vjeçar, i bërë tapë me alkool, ka përplasur shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë 57 vjeçarja, teksa ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë 20- vjeçarja.

    Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin me një viktimë dh enjë të plagosur., konkretisht shtetasin S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

  • Makina u kthye përmbys në Librazhd/ Tre anëtarë të një familjeje të plagosur

    Makina u kthye përmbys në Librazhd/ Tre anëtarë të një familjeje të plagosur

    Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Librazhd. Një makinë është kthyer përmbys dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

    Mësohet se të plagosur kanë mbetur tre anëtarë të një familjeje. Ata janë dërguar për në spital, dy në spitalin e Librazhdit dhe një në Elbasan. Familja po udhëtonte nga Elbasani. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë.

  • Zhduket në mënyrë misterioze avioni, nuk dihet fati i pasagjerëve

    Zhduket në mënyrë misterioze avioni, nuk dihet fati i pasagjerëve

    Një avion privat me katër pasagjerë është zhdukur në mënyrë të mistershme ditën e sotme në Kroaci. Sipas mediave lokale avioni që u ngrit nga Spliti në rrugën e tij për në Gjermani është shpallur i zhdukur pasi ka humbur nga radarët. Shërbimet Kroate të Navigacionit Ajror informuan Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile për avionin e humbur të tipit Cessna në veri të Rakovicës, i cili po nisej nga Spliti dhe po shkonte në veri drejt Gjermanisë.

    Në terren ndodhen rreth 100 forca të policisë që po kontrollojnë terrenin por reshjet e dendura të shiut dhe mjegulla ua vështirësojnë punën. Ndërkohë mësohet se në Cessna ka pasur tre gjermanë dhe një kroat, pra një pilot dhe tre pasagjerë dhe destinacioni përfundimtar ka qenë qyteti gjerman Laichigen afër Ulmit.

  • Çmenduri në Tiranë-Elbasan/ Shoferi futet kundravajtje në korsinë e shpejtësisë

    Çmenduri në Tiranë-Elbasan/ Shoferi futet kundravajtje në korsinë e shpejtësisë

    Dihet se drejtuesit shqiptarë të automjeteve vështirë se i respektojnë standartet dhe rregullat e qarkullimit. Respektimi i tyre rrallë ndodh brenda qyteteve pa përmendur rrugët jashtë-qytetase ku sheh çudira nga më të ndryshmet.

    Por në rastin që do t’ju tregojmë sot, kemi rë bëjmë me një çmenduri të vërtetë për të cilën duhet të lutemi që të mos shkaktojë ndonjë tragjedi. Sipas qytetarëve një i moshuar me një automjet tip Ford Kuga është futur kundravajtje në aksin Tiranë-Elbasan duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë.

    Një veprim i tillë rrezikon një masakër të vërtetë duke ditur që përballë mund t’i vijnë makina me shpejtësi të lartë. Në rast përplasjeje viktimat do të ishin të shumta, gra, burra apo fëmijë që do të kishin fatin e keq të ishin në automjetet që lëvizin në korsinë e shpejtësisë. Nuk dihet ndërkaq se ku është policia.

  • Publikohet gjoba, 1 mln lekë dhe heqje patente për dy vite për Ajas Sulejmenin

    Publikohet gjoba, 1 mln lekë dhe heqje patente për dy vite për Ajas Sulejmenin

    Është publikuar masa administrative ndaj Ajas Sulejmenit, 39-vjeçari që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tyre tremuajsh.

    Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë që renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve.

  • Shtypi familjen tek vizat e bardha/Sulejmani: Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku

    Shtypi familjen tek vizat e bardha/Sulejmani: Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku

    Është shtyrë sot seanca e dhënies së masës ndaj Ajas Sulejmani, shoferi i cili me mjetin e tij G Class aksidentoi familjen Konomi, konkretisht çiftin Vilma dhe Arjan si dhe foshnjën e tyre 3 muajshe. Ndërkohë gjatë deshminë së sotme, Ajas Sulejmani ka mohuar të ketë qenë me shpejtësi, duke thënë se po lëvizte me 40 km/ h. Ai akuzoi policinë se testi i drogës nuk ishte real ndaj ka kërkuar që ti bëhen analizat e gjakut.

    Ajas Sulejmani: Nuk u largova nga vendi i aksidentit, çova vajzën në spital. Nuk kam qene shpejt. Kam qenë me 40 km/h, s’kam faj, nuk punuan frenat e sistemi të frenimit. Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku, nuk përdor drogë.

  • “Përplasi çiftin dhe foshnjën e tyre, Sulejmani u la i lirë pasi i pagoi 200 mijë € shefit të Ramës”

    “Përplasi çiftin dhe foshnjën e tyre, Sulejmani u la i lirë pasi i pagoi 200 mijë € shefit të Ramës”

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Rrugën e Kavajës. Në njē postim në rrjetin social “Facebook”, sipas qytetarit dixhital, Berisha shkruan se Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë ishte liruar nga burgu tre javë më parë me urdhër të Oltion Bistrit, mik i Edi Ramës. Berisha shton se Sulejmani ka paguar 200 mijë euro pêr t’u liruar pasi kërkohej nga Interpol dhe do ekstradohej drejt Britanisë.

    Ndërkohë thuhet se me urdhër tê Bistrit i cili është Drejtori i Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë sot kanë ndryshuar disa herë njoftimet e policisë që Sulejmani të fshihej.

    Postimi i plotë:

    Superskandal! Oltion Bistri, narkokomisari i larte e Edvinit kishte liruar tre jave me pare trafikantin Ajes Sulejmani! Ky i fundit ishte i shume kerkuar prej vitesh ne Britanine e Madhe! Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

    Pershendetje Dr trafikanti qe perpelasi nje çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makine sot ne Tirane ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit. Ky i fundit eshte emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme te Policise dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove te shume kerkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin te arrestuar 3 jave me pare me kerkes te Interpolit per ekstradim.

    Policia e ka ndaluar kriminelin disa here por ai eshte liruar me urdher te Bistrit! Perveç kesaj sot po me nderhyrje te Bistrit njoftimet e policise per Sulejmanin kane ndryshuar disa here me qellim qe te fshihej autori i vertet i aksidentit te rende. Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri eshte person me ngarkesa te medha kriminale, i perfshire ne kultivim te lendeve narkotike ne vitet 2016 e 17 si ish shefe i komesarjatit ne Pogradec, si gjobevenes ne drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policis Ardi Veliu, i kontestuar shume per kete emrim edhe nga te huajt.