Home AKTUALITET Traileri përplasi 6 makina në Librazhd, shoferi: Rruga e keqe më plasi...

Traileri përplasi 6 makina në Librazhd, shoferi: Rruga e keqe më plasi gomën

824
0

Dje, në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”, u regjistrua një aksident i rëndë.

Një trailer u përplas me 6 makina të tjera. Bëhet e ditur se mjeti i tonazhit të lartë ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.

Shoferi i trailerit ka deklaruar për mediat se mjeti i tij ka ikur anash pasi ka plasur goma.

Ndër të tjera shoferi thotë se shkak për plasjen e gomës është bërë rruga e keqe.

“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.

Deri tani bëhet e ditur se aksidenti ka plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here