Home Kryesore Olta Xhaçka: Burri im ka qenë emigrant, sot po bën hotel me...

Olta Xhaçka: Burri im ka qenë emigrant, sot po bën hotel me 5 yje në jug! S’ka shkelur ligjin!

8849
0

Olta Xhaçka ka dalë së fundmi në foltoren e parlamentit dhe ka folur për burrin e saj biznesmen, i cili po gllabëron bregdetin e jugut. Ajo është shprehur se bashkëshorti i saj, ka qenë emigrant në Itali dhe tani po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.

Xhaçka tha:

U bë shumë kohë, që një deputet këtu ka ngritur një çështje për familjen time. Kolegut do i jap një përgjigje shumë të shkurtër. Vij këtu pa asnjë kompleks. Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri im. Këtë e dinë të gjithë. Është turp të jesh në këtë parlament dhe të mos kuptosh ligjet. Që unë nuk jam në konflikt interesi këtë nuk e them vetëm unë, por e thotë ligji. Bashkëshorti im ka zgjedhur të merret me biznes vetë, jo se pse u bëra unë ministre. E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, njësoj si deputeti që sot flet. Sot po bën një hotel luksoz me 5 yje në jug.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here