Tag: sherr

  • Tenton të vrasë 44-vjeçarin, autorit nuk i shkrepet arma dhe e qëllon me thikë

    Tenton të vrasë 44-vjeçarin, autorit nuk i shkrepet arma dhe e qëllon me thikë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Berat. Dy persona janë përleshur me njëri-tjetrin për motive ende të paqarta. Bëhet me dije se një 44-vjeçar ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, kur është konfliktuar me shtetasin të identifikuar si Arsen Bitri.

    Sherri mes tyre ka nisur që në mesditë, por në atë kohë u ndanë nga disa qytetarë.

    I plagosuri, i identifikuar si Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Daja pretendon se Bitri kishte shkuar për ta qëlluar me armë, por arma nuk u shkrep, kështu që ai e ka qëlluar me thikë në këmbë.

  • Sherr me thika te Kisha e Laçit, një person niset me urgjencë drejt Traumës

    Sherr me thika te Kisha e Laçit, një person niset me urgjencë drejt Traumës

    Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Kishën e Laçit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me thikë nga një person tjetër.

    Mësohet se personi i plagosur është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth këtij sherri të ndodhur te Kisha e Laçit e cila është plot me vizitorë gjatë këtyre ditëve.

  • “Do të bëj atë që nuk ta pjell mendja”, gruaja rreh burrin nga xhelozia

    “Do të bëj atë që nuk ta pjell mendja”, gruaja rreh burrin nga xhelozia

    Mbrëmjen e djeshme te “Piranjat” u trajtua historia e Brendonit nga Saranda. Ai tregoi se dhunohej vazhdimisht nga ish-bashkëjetuesja. “Me grushta më ka gjuajtur, mustaqet m’i ka shkulur”, u shpreh ai për “Piranjat”.

    Dyshja kishin kaluar 6 vite bashkë, por biznesi që kishin vendosur të hapnin kishte krijuar konflikte mes tyre. “Ti je pa t*pe. Je maskara dhe i degjeneruar. Hajde me mua se do të q* robt. Do të bëj atë që nuk të pjell mendja. Mbaje mend”, dëgjohej t’i thoshte gruaja gjatë një kamere të fshehtë.

    Konfliktet mes tyre kishin bërë që një grua tjetër të futej në zemrën e Brendonit, duke nxitur xhelozinë e bashkëjetueses. Ajo pranoi për “Piranjat” se i gjithë inati i saj vinte nga xhelozia e madhe pasi vazhdonte ta donte.

    Ledjona: Pas gjithë kësaj historie, a e doni akoma?

    Gruaja: Po dhe më vjen keq.

    Ledjona: Po ju a e doni?

    Brendoni: Rrugët tona janë të ndara,, unë i uroj asaj më të mirat në rrugën e saj.

  • Ksamil/ 3 anëtarë të një familje përplasen fizikisht me turistët e huaj, përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

    Ksamil/ 3 anëtarë të një familje përplasen fizikisht me turistët e huaj, përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

    Një sherr i dhunshëm është regjistruar në Ksamil.

    Gjatë ditës së sotme, tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur pas një sherri me disa shtetas të huaj.

    Mësohet se Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti janë rrahur keq dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e sherrit me tre të plagosur.

  • E rëndë: 17-vjeçarja godet me thikë vëllain

    E rëndë: 17-vjeçarja godet me thikë vëllain

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

    Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj.Pas ngjarjes vajza së bashku me nënën e saj ka refuzuar të shkojë në komisariat.

    Mësohet se 17-vjeçarja ka goditur me thikë vëllain 18-vjeçar pas një konflikti momental,

    Njoftimi i policisë:

    Lushnjë/

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Detaje nga sherri me sëpatë, dy shokët u zunë për një grua

    Detaje nga sherri me sëpatë, dy shokët u zunë për një grua

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri i regjistruar së fundmi në Korçë. Mësohet se dy shokët janë zënë për një grua. Të dy i përkasin komunitetit egjiptian.

    I plagosuri Sokol Duro është jashtë rrezikut për jetën.

    46-vjeçari ka vetëm thyerje të këmbës pasi është goditur nga autori me pjesën e pasme të sëpatës.

  • “Po gjyshen do ma ngecësh mua?” Përplasen nënë e bijë: Merr leckat dhe ik…

    “Po gjyshen do ma ngecësh mua?” Përplasen nënë e bijë: Merr leckat dhe ik…

    Kristina ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Esmeraldën. Shkak i përplasjes së tyre në rubrikën e “E diela shqiptare” në Tv Klan është bërë gjyshja, mamaja e Esmeraldës, e cila mbahet nga Kristina.

    Gjyshja është e sëmurë, e paralizuar dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, që Kristina nuk mundet t’ia plotësojë sepse i duhet të punojë për veten dhe djalin 5 vjeç. Esmeralda jeton në Francë dhe nuk është pranë saj, ndërsa vëllai e motrat e saj nuk kujdesen për nënën e tyre.

    Kristina: O ma qëndron këtu, ku do dalim ne, ç’do bëjmë ne, si do t’ia dalim? Sepse ti nesër pret biletën, ikën. Unë çfarë do bëj pastaj?

    Esmeralda: Ti çfarë mendon, se unë do lë nënën time jashtë? Merr leckat e tua dhe ik! Dili për zot jetës sate! Nënën time nuk e lë jashtë!

    Kristina: Kaq e kollajtë është? Ku të mbytem me një fëmijë? Ti ke detyrime ndaj meje se unë jam fëmija yt!

    Esmeralda: Kam ndaj teje, kam dhe nënën time.

    Kristina: Mama, nuk të ka bërë vetëm ty nëna jote, po ta them edhe njëherë. Sa ç’ke bërë ti, gjysmën tënde të bëjnë të tjerët.

    Esmeralda: Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!

    Kristina: Do flas!

    Esmeralda: Pusho! Mbylle gojën! Je fëmija im dhe mbylle gojën! Pusho! Qepe!

    Kristina: Fare!

    Esmeralda: Si mund ta lë unë nënën time kështu?

    Kristina: Kush të kërkon? Pse nuk i kërkon atyre përgjegjësi ti? Pse nuk i merr motrat e tua t’i mbledhësh këtu? Pse nuk merr vëllain tënd ti?

    Esmeralda: Sepse nuk duan t’ia dinë ata, por unë nuk e lë dot nënën time./tvklan.al

  • Bën sherr me truprojat e lokalit në Dhërmi, përfundon në spital

    Bën sherr me truprojat e lokalit në Dhërmi, përfundon në spital

    Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në ambietet e një lokali në Dhërmi, ku një 32 vjeçar nga Fieri është konfliktuar me rojet e sigurisë.

    Për pasojë i riu ka përfunduar në spital. Sipas grupit hetimor akoma nuk dihen shkaqet e këtij sherri, po janë duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 25.02.2022, rreth orës 11:45, ka shkuar për mjekim në Qendrën Shëndetësore Himarë, shtetasi G. R., 32 vjeç, banues në Fier,  pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

  • ‘O legen’/ Plas sherri mes deputetëve të PD-së në Kuvend!

    ‘O legen’/ Plas sherri mes deputetëve të PD-së në Kuvend!

    Ka plasur debati mes deputetëve të PD-së, Edmond Spaho dhe Gazment Bardhi në Kuvend.

    Spaho i thotë Bardhit “s’të vjen turp”! Ndërsa Bardhi i kthehet: Mos më bërtit mua!

    Situata është tensionuar, ku është vënë re se Spaho e ka quajtur Bardhin si “mashtrues, shpifës”.

    “Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj” ka thënë Spaho gjatë debatit pa mikrofon në Kuvend.

    Ndërkohë që debati ka vijuar edhe me ndërhyrjen e deputetëve të maxhorancës të cilët kërkuan që të ruhet qetësia.

    Mësohet se gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri mbrëmë në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, deputeti Bardhi, teksa foli për vilën 760 mijë euro që i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, dhe disa media aluduan se mund të ishte Spaho.

  • Sherr mes grave në Librazhd, 50-vjeçarja rreh me grushta bashkëfshataren

    Sherr mes grave në Librazhd, 50-vjeçarja rreh me grushta bashkëfshataren

    Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Librazhd. Një 50-vjeçare ka goditur me grushte një grua. Sipas policisë sherri mes grave ka ndodhur për motive të dobëta.50-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Njoftimi:

    Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.