Home Bota Ukraina merr vendim/ Ndalohen meshkujt 18-60 vjeç të largohen nga vendi

Ukraina merr vendim/ Ndalohen meshkujt 18-60 vjeç të largohen nga vendi

513
0

Rusia, sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka qëlluar me raketa Kievin. Të premten ai shkroi për “sulm të tmerrshëm me raketa kundër Kievit. Hera e fundit që kryeqyteti ynë ka përjetuar një gjë të tillë ka qenë në virin 1941, kur u sulmuam nga Gjermania naziste.”

Dëshimtarët kanë raportuar të premten herët, se janë dëgjuar disa shpërthime në qendrën e Kievit. Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme, Anton Geratshenko shkroi në Telegram: “Sulmet kundër Kievit kanë vazhduar me vënien në përdorim të avionëve pa pilot dhe raketave- kam dëgjuar dy shpërthime të fuqishme.” Sipas Geratshenkos, ushtria ukrainase arriti një sukses duke rrëzuar një avion armiqësor që ra në një godinë 9 katëshe, rrënojat e avionit shkaktuan zjarrin. Ky pohim si edhe mjaft deklarata të tjera të palëve në konflikt nuk konfirmohen dot.

Sipas të dhënave të komandantit të shtabit të përgjithshëm ukrainas, trupat ukrainase po zhvillojnë luftime të ashpra me sulmuesit rusë në zonën e Kievit. Në Ivankiv rreth 80 km në veriperëndim të kryeqytetit, truap ukrainase i janë vënë përballë një numri “të madh” trupash ruse që duan të përparojnë me automjete të blinduara, thuhet. Luftime njoftohen edhe nga aeroporti Hostomel, në veriperëndim të Kievit dhe qytete Zelenski: Trupat ruse kanë mbërritur në Çernobiltë tjera.

Ndërkohë nga i gjithë vendi thirren rezervistë për të mbrojtur Ukrainën. Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për mobilizimin e përgjithshëm, ai vlen për 90 ditë. Meshkujt nga mosha 18-60 vjeç nuk lejohet të largohen nga vendi. Sipas Zelenskyt deri të premten kanë humbur jetën 137 civilë dhe ushtarë nga invazioni rus. Ai i cilësoi ata “heronj”. “Ata vrasin njerëz dhe shndërrojnë qytetet paqësore në objektiva ushtarakë. Kjo është e turpshme dhe nuk do të falet kurrë.”

Macron: Telefonatë pa efekt

Presidenti, Emmanul Macron telefonoi me lutjen e Zelenskyt me presidentin Putin. Ai i kërkoi Putinit në një “bisedë të shkurtër, të hapur dhe direkte” që t’u japë fund luftimeve në Ukrainë sa më shpejt, tha Macron pas samitit të krizës në BE. Por Macron pranoi: “Nuk ka pasur efekt, siç e shikoni qartë, për shkak se presidenti rus ka zgjedhur luftën.”

Edhe Sekreteari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Putinit të tërheqë trupat. “Ndalni misionin ushtarak”, kërkoi Guterres. Invazioni rus është “i papranueshëm po nuk është i pakthyeshëm.” OKB bën të ditur 20 milionë dollarë ndihma të menjëhershmë për viktimat e konfliktit. Përveç kësaj do të forcohen misionet humanitare në dhe përreth Ukrainës. Sipas të dhënave të UNHCR-së, 100.000 vetë deri tani kanë marrë arratinë.

Sanksionet e BE dhe SHBA

BE dhe SHBA kanën reaguar me sanksione të zgjeruara kundër Rusisë, po nuk kanë vendosur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT. Zelensky i bëri thirrje BE që me këtë hap t’i heqë Rusisë mjetet për vazhdimin e agresionit. SWIFT është një sistem për transfertat ndërkomëbtare, dalja prej tij do të thoshtë shkëputje nga livrimi i pagesave.

Në BE Gjermania bën pjesë tek ato vende që këtë hap për arsye strategjike ende e mbajnë si kartë presioni. Kancelari, Olaf Scholz tha se ai duhet mbajtur për një situatë, ku do të jetë e nevojshme të bësh edhe gjëra të tjera. Në samitin e djeshëm krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën në një samit të posaçëm sanksione të zgjeruara kundër Rusisë, që prekin sektorin financiar, atë të energjisë dhe teknologjive.

Kurse në SHBA pesë nga bankat më të mëdha ruse janë prerë nga qarkullimi financiar me dollarin. Presidenti Biden nënshkroi një dekret të posaçëm që hyn në fuqi brenda 30 ditësh. Bankat ruse shprehen se këto hapa nuk i prekin ato, sepse janë përgatitur për sanksionet dhe se janë në gjendje të paguajnë devizat për klientët e tyre. Ndërkohë Banka Qendrore Ukrainase ndërpreu qarkullimin financiar me institucionet e financave në Rusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here