Home AKTUALITET “Vajza hante copa druri dhe flokët e veta”/ Zbulohen detaje nga dhunimi...

“Vajza hante copa druri dhe flokët e veta”/ Zbulohen detaje nga dhunimi i 6 vjeçares prej babait të saj

436
0
“Vajza hante copa druri dhe flokët e veta”/ Zbulohen detaje rrëqethëse nga dhunimi i 6 vjeçares prej babait të saj në Kamëz

Prokuroria e Tiranës

ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e shtetasit Rajmond Kunora, i cili akuzohet se dhunoi barbarisht vajzën e tij 6-vjeçare në Kamëz. Ai u arrestua në flagrancë, pasi ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij minorene, e cila përfundoi në spital për ndihmë mjekësore.

Në atë kohë, denoncimi i tij erdhi nga Spitali Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja e tij, pas dyshimeve të ngritura se ndaj vajzës së vogël ishte ushtruar dhunë. Nëna e 6-vjeçares, Marie Vorfi nuk e ka pranuar fillimisht faktin se bashkëshorti i saj mund të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, pasi sipas saj, bashkimi me të pas divorcit ishte bërë për faktin se vajza ndjehej mirë në praninë e të atit.

Vajza ne Kamez

Ajo ka treguar se prej 6 vitesh ishte divorcuar me Kunorën, por vajza, për shkak të mallit për të atin, shfaqte shenja mërzie të ndryshme edhe pse nuk arrinte të shprehej në lidhje me to.

Vorfi thotë se një gjë të tillë e kuptoi, pasi vajza e saj filloi të shfaqë disa shenja jo të mira, sepse hante çdo gjë që gjente, duke filluar me copa druri, shapka, mbeturina toke, madje edhe flokët e veta i këpuste me dhëmbë. Nisur nga kjo gjendje e vajzës, Maria ka menduar të komunikojë më bashkëshortin, me idenë se prania e tij në shtëpi mund ta përmirësonte gjendjen e vajzës.

Si u zbulua ngjarja?

Si çdo ditë vajza kishte shkuar në shkollë, ajo ndiqte klasën e parë, por përgjatë orës së fizkulturës nga vrapimi ajo është shprehur se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Por, rreth orës 20:30, vajzës i kanë vazhduar të vjellat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here