Home AKTUALITET Çmenduri në Dhërmi/ Një birrë 32 Mijë Lekë!

Çmenduri në Dhërmi/ Një birrë 32 Mijë Lekë!

548
0

Çmenduri vazhdojnë të qëndrojnë çmimet e restoranteve në Jug pavarësisht se këtë muaj po shterojnë edhe ata turistë që zgjodhën të vinin.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjodhën t’i bëjnë pushimet jashtë, teksa turistët ishin të paktë.

Bizneset janë kthyer në një sistem KÇK, sipas termit të kryeministrit dhe po përpiqen të nxjerrin paratë e sezonit më të shkretuar që ka parë ndonjëherë Shqipëria.

Në një faturë të fundit të bërë virale në rrjetet sociale, tregohet vlera e një birre 32 mijë lekë të vjetra.

Fatura në total ka shkuar 452 mijë lekë të vjetra teksa rrjeti ka komentuar i shokuar mbi çmimet e restoranteve të Dhërmiut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here