Policia angleze ka arrestuar katër persona në kuadër të hetimeve për futjen e paligjshme të emigrantëve shqiptarë në Angli.
Dy vajza moshës 27 dhe 29 vjeç dhe një i ri 22 vjeç u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Oksford. Po ashtu u arrestua edhe një 34-vjeçar në Beckenham, në juglindje të Londrës. Shtatë persona u arrestuan gjithashtu si pjesë e të njëjtit hetim në korrik të vitit 2021.
Policia beson se ky grup ka përdorur kamionë dhe furgonë për të transportuar emigrantë nga Franca veriore. Grupi supozohej se kishte pasur kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni, me emigrantë që besohej se kishin paguar deri në 25,000 £ për kalimin në MB. Katër të dyshuarit e fundit u arrestuan nën akuzën për lehtësimin e emigrimit të paligjshëm.
Pasi u morën në pyetje, të tre të arrestuarit në Oksford u liruan ndërsa hetimet vazhdojnë, Edhe i arrestuari në Beckenham u lirua me kusht.