A mund të jetë Lulzim Basha Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë? Gazetari Blendi Fevziu thotë se kjo gjë i duket e sajuar dhe se nëse do të ishte e vërtetë, atëherë për të do të ishte skandal.
“Kam disa informacione, por derisa nuk i kam të konfirmuara personalisht nuk mund t’i ndaj. Ndërkohë që sot nga njerëz pranë zotit Basha, por gjithmonë pranë, nuk kemi informacion nga burimi, është hedhur ideja ose ka pasur kontakte duke thënë që shiko, po shihet mundësia e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që ta heqin nga PD.
Kjo është një pikëpyetje tjetër nëse është e vërtetë apo jo. Mua personalisht më duket e sajuar sepse nuk mund të negociohet me një njeri që ka humbur çdo gjë për ta çuar President vetëm për të liruar PD.
Nëse do të jetë e vërtetë atëherë do të ishte skandal, sepse do ta konsideronte Presidencën e Republikës si një plaçkë tregu që i jepet një njeriu thjesht për të mos prishur establishmentin e brendshëm”, tha Fevziu.