Një avion i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia është detyruar të bëjë ulje emergjente në Greqi të martën, pasi pilotit i ra të fikët.
Pasagjerët kanë treguar tmerrin që përjetuan në ato çaste:
Ndërsa ishim të gjithë ulur vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Ne menduam se dikush u plagos në tualet.
Na u tha se do të uleshim në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore në bord. Nuk na thanë se në cilën pjesë. Ne ishim të shqetësuar pasi sapo kishim kaluar nëpër turbulenca dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhte.