Home Kryesore Plas debati mes Ramës e Berishës: Turp o non grata, je i...

Plas debati mes Ramës e Berishës: Turp o non grata, je i padëshiruar!

816
0

Ka plasur debati në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Menjëherë pas fjalës së Ramës, deputetë e të opozitës kërkuan fjalën në Kuvend e ky moment ka shkaktuar debat dhe momente tensioni në seancë.

Nikolla i dha më pas fjalën Fatmir Mediut, ndërkohë që Sali Berisha kërkoi të fliste nga vendi. Mikrofoni nuk iu hap, ndërsa ai nuk kurseu akuzat për Nikollën, që e cilësoi jo korrekte në punën e saj si drejtuese e seancës.

Pjesë nga debati: 

Berisha, Nikollës: Kjo që bën ti ka lidhje me një veprim tëndin për të mbrojtur Edi Ramën. Turp, akt i turpshëm!

Rama: Nuk është turp për non-gratat! Ti je i padëshiruar. Ti je non-grata. Jo parlamenti jo, por ti.

Noka: Kush je ti moj zonjë? Kush është ky që na trajton ne kështu.

Nikolla: Zoti Mediu flisni.

Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here