Home AKTUALITET Protesta për rritjen e çmimeve/ Ja sa është numri i të arrestuarve

Protesta për rritjen e çmimeve/ Ja sa është numri i të arrestuarve

560
0

Të shumtë janë personat e shoqëruar nga Policia, ndërkohë që prej tre ditësh Shqipëria është përfshirë nga protesta masive kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve parësore të shportës.

Sipas Syri. Net, një bilanc i të arrestuarve në dy ditët e para të protestës, përfshin  46 persona të arrestuar në të gjithë vendin, ndërsa 123 qytetarë janë proceduar penalisht. Në total, në komisariate janë shoqëruar 300 persona. Bëhet me dije se 15 persona janë shpallur në kërkim në lidhje me dy ditën e dytë të protestave.

Të mërkurën, janë arrestuar 16 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa të enjten janë arrestuar 30 persona, 118 qytetarë u proceduan penalisht dhe 15 u shpallën në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here