Home AKTUALITET Protestuesit ultimatum Ramës/ Plotëso këto kërkesa deri ditën e shtunë

Protestuesit ultimatum Ramës/ Plotëso këto kërkesa deri ditën e shtunë

527
0

Për shtatë ditë me radhë qytetarët po protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës. Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe studentët të cilët kanë bojkotuar mësimin deri në uljen e çmimeve.

Sot, protestuesit kanë prezantuar edhe një sërë kërkesash për qeverinë, duke i lënë afat Edi Ramës deri ditën e shtunë, kur do të bëhet edhe marshimi i madh në Tiranë. Në rast se kërkesat nuk plotësohen nga qeveria, qytetarët i kërkojnë Ramës dorëheqjen.

Qytetarët kërkojnë heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullim të alternuar të barrës fiskale mbi çmimin e karburantit. Ata kërkojnë pezullimin e TVSH-së për produktet e shportës bazë, përcaktimin dhe ngrirjen e përkohshme të marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

Ndër të tjera protestuesit kërkojnë një paketë reale ndihme për penisonistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomime deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktimin e minimumit jetik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here