Rama për koncertin e Malumës: Nuk e di ça është kjo muzika jashtë, s’kemi paguar asnjë lekë

Këngëtari me famë botërore Maluma zhvilloi një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live ka thënë se nuk është në dijeni për muzikën që dëgjohej deri në zyrën e tij.

Rama ka thënë gjithashtu se nuk është dhënë asnjë lekë nga buxheti shtetit dhe se këngëtarin e ka sjellë një kompani private.

“Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën. Nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume!”-u shpreh kryeministri.

Rama për koncertin e Malumës: Nuk e di ça është kjo muzika jashtë, s’kemi paguar asnjë lekë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *