Home Kryesore Grida Duma e thotë troç: Basha ka nevojë për analizë psikologjike

Grida Duma e thotë troç: Basha ka nevojë për analizë psikologjike

641
0

Deputetja Grida Duma thotë se Lulzim Basha i ka djegur të gjithë etapat dhe duhet të largohet nga drejtimi i PD. E pyetur përse Basha nuk largohet edhe pse i ka të gjithë kundër, ajo tha se duhet një analizë psikologjike për këtë rast.

Ylli Rakipi: Çfarë ju thotë Basha në mbledhje kur ju i kërkoni dorëheqjen?

Grida Duma: Ndoshta duhet analizë psikologjike profesionale. Nuk ka mundësi që njeriu normal, kur dëgjon që shumicë nuk dëshiron që ai të vijojë, ai të kapet pas fijes së barit.
Në këto mbledhje edhe janë shtrembëruar fjalët. Por, është një tentativë për të zvarritur zgjidhjen që është vetëm një. Cfarë thotë? Ai merr shënim. Kur të gjithë i kërkojnë dorëheqjen, ai merr shënim dhe thotë, filani më thotë jep dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Në fund të shënimet nuk ka konkluzion?

Grida Duma: Në fund të shënimeve ajo që ne vëmë re, është se përsëritet i njëjti tekst që është thënë në fillim të mbledhjes. Nëse do të kishte reflektim nga ana e tij më parë dhe po ta kishte aftësinë për reflektim, ndoshta nuk do të ishim këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here