Home AKTUALITET Shoferi rreh policin, i vendosi gjobë parkimi

Shoferi rreh policin, i vendosi gjobë parkimi

450
0

Gjatë ditës së sotme policia njoftoi se një person me një mjet tip “Ford” ka përplasur një punonjës policie me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme. Ngjarja nga njoftimi u raportua si aksident. Ndërkohë një orë më vonë është zbuluar se efektivi Z.M., me detyre oficer i Patrullës së Përgjithshme është dhunuar nga një person, pasi kundërshtoi gjobën e vendosur për parkim të gabuar.

Bëhet e ditur se polici në fjalë ka qenë në krye të detyrës dhe ka gjobitur një automjet qe ishte parkuar gabim dhe në atë moment një person ka dalë nga lokali ku po pinte kafe dhe ka kundërshtuar gjobën duke dhunuar efektivin. I gjobituri ka bërë sherr me policin dhe ky i fundit është rrezuar dhe ka rënë në bordurë dhe si pasojë ka thyer këmbën. Efektivi ndodhet në spital, teksa autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here