Home AKTUALITET Vajza shkon në QSUT me dhimbje barku dhe lind fëmijën në tualet

Vajza shkon në QSUT me dhimbje barku dhe lind fëmijën në tualet

604
0

Sa herë që kemi dëgjuar histori të tilla, jemi befasuar duke e menduar si të pamundur, por ja që një e tillë ndodhi dhe në vendin tonë.

Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, në Tiranë një vajzë ka lindur foshnjen në ambientet e tualetit.

Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e infermierëve, e cila njofton se vajza (identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur) u paraqit në spital në datë 17 prill në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje barku. Vajza u paraqit fillimisht ne Urgjencën e sëmundjeve të brendshme që pret të gjitha llojet e Urgjencave. Asaj iu kërkua që të priste për pak kohë dhe të shkonte në tualet. Për shkak të krizave e reja lindi në tualet foshnjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here